Nga Luçiano BOÇI
Të gjithë lumit të entuziazmit për Xhakën e Shaqirin, ndër shqiptarë, Rama i ka hedhur llumin e tij të zakonshëm.
I ka quajtur festimet e postimet e shqiptarëve “nacionalizëm qesharak” dhe “të rrezikshëm”!!!?
Ndërkohë që të bërit tifo në një Kampionat botëror, me çfarëdolloj toni e mënyre, është thjeshtë një festë origjinale, e ngjashme me koret vallëzuese senegaleze apo braziliane.
Po ky LOLO ynë nuk u shqetësua aspak për parrullat e thirrjet antishqiptare të serbëve në stadium (le t’i quajmë një moment ironikisht dhe “mënyra festimi”).
Tani qenka mërzitur se po përdoren Xhaka e Shaqiri si “mish për top”, e se shqiptarët gjetën pak gëzim në trishtimin e dëshpërimin që i ka pllakosur prej qeverisjes së tij!
Çfarë turpi i paturp?!
Po mirë së paku, Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, a e dëgjoi ky “i gjithëdituri” në Parlament, tek zbulonte krenarinë e tij për suksesin e tranjerit gjerman BRDARIÇ (harroi BRIEGEL) e tek listonte RAKLLIN e MARVAJ?!
Por tjetërkund e ka hallin ky antinacionalisti kozmopolit që më shumë se flamurin kuqezi adhuron flamurin shumëngjyrësh.
Shqiptarët do vazhdojnë tifon e tyre për furbollistët e talentuar shqiptarë të Zvicrës!