Në të djathtë të Shteteve të Bashkuara

Brothers of Italy

Më 22 tetor 2022 ka ardhur zyrtarisht në pushtet qeveria e kryesuar nga Giorgia Meloni, e përbërë nga eksponentë të Fratelli d’Italia (i së cilës është shprehje kryeministrja), Lega per Salvini Premier dhe Forza Italia. Për të pasur një ide për orientimet e qeverisë së re në politikën e jashtme, në veçanti për sa i përket çështjes themelore të raporteve të saj me fuqinë “aleate” hegjemone, do të jetë e dobishme të përmblidhen pozicionimet më domethënëse që kanë karakterizuar komponenten kryesore të aleacës qeveritare, si edhe kurrikulumi i titullarëve të ministrive të Jashtme, Mbrojtjes dhe Ekonomisë. Partia e mbiquajtur Fratelli d’Italia (FdI) është themeluar më 28 dhjetor 2012 nga Ignazio La Russa, Guido Crosetto e Giorgia Meloni, e cila e kryeson nga 8 marsi 2014. La Russa, sot president i Senatit, kur në 2011 ishte ministër i Mbrojtjes në qeverinë e katërt Berlusconi luajti një rol përcaktues – e shpjegoi më pas vetë ai në një transmetin televiziv – në bindjen e kryeministrit për të marrë pjesë në agresionin ushtarak kundër Libisë. Në qeverinë e katërt Berlusconi bënte pjesë, me cilësinë e nënsekretarit të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, edhe Guido Crosetto, që i kësaj ministrie është titullari aktual. Në të njëjtën qeveri Berlusconi Meloni drejtoi Ministrinë e Rinisë; qe në këtë cilësi që nxiti atletët italianë e pranishëm në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës së Pekinit (gusht 2008) të protestonin kundër qeverisë kineze në emër të të “drejtave të njeriut”, por iniciativa u hodh poshtë si nga kryeministri, ashtu edhe nga delegacioni i kaltëroshëve.

Si presidente e FdI, Meloni përcakton një aleancë me Lidhjen e Veriut dhe ndjek Matteo Salvini, zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm në qeverinë verdhëjeshile, në aderimin tek The Movement, internacionalja populiste e themeluar nga bashkëshortët Modrikamen e nga Steve Bannon, strategu i fushatës elektorale të Donald Trump. “Fratelli d’Italia – deklaron Meloni më 17 shtator – është plotësisht dhe fuqimisht në fushën e sovranistëve e konservatorëve dhe ka pra interes që të dialogojë me të gjithë në këtë fushë. Me punën e zhvilluar përkrah Trump, Bannon ka kontribuar fuqimisht në ndryshimin e paradigmave të kohës tonë dhe nuk mund të mungonte në Atreju”, manifestimin politik të së djathtës italiane që zhvillon përvit. Në 2019, presidentja e FdI shkon më së fundi në Shtetet e Bashkuara, ku merr fjalën në Conservative Political Action Conference (CPAC), konferencën vjetore politike të inaguruar nga Ronald Reagan në 1974 dhe e mbajtur në Orlando të Florida nga American Conservative Union (ACU), ku marrin pjesë aktivistë konservatorë dhe politikë të ardhur nga vende të ndryshme. “Fratelli d’Italia – deklaron në këtë rast me një anglishte të përkryer Meloni – luftohet për lirinë e Venezuels, por pozicioni i qeverisë italiane është neutral, pasi peng i disa politikave të majta”.

E ftuar edhe nga CPAC më 2020, në fillimet e shkurtit Meloni shkon në Uashington për të marrë pjesë në National Prayer Breakfast, kongresin republikan në të cilin ndërhyn presidenti Donald Trump. “Do të jetë një javë e dendur me impenjime ndërkombëtare për Fratelli d’Italia – thotë – dhe pas hapjes në Romë të konferencës ndërkombëtare mbi konservatorizmin, tani jemi në Uashington mysafir të National Prayer Breakfast për të takuar personalitete që vijnë nga e gjithë bota”. Eksponentja kryesore e së djathtës italiane shfrytëzon rastin për të siguruar “një seri takimesh të nivelit të lartë me përfaqësues të Kongresit dhe të administratës amerikane”. Më 26 shkurt 2022, sërish me ftesë të CPAC, Giorgia Meloni u drejtohet të “dashurve konservatorë amerikanë” jo vetë me cilësinë e presidentes së Brothers of Italy, por edhe si presidente e European Conservatives and Reformists Party (ECR Party), “një parti – shpjegon ajo – që mbledh 44 parti patriotike dhe konservatore të Europës dhe të pjesës tjetër të botës, përfshi Partinë Republikane amerikane” dhe Likudin izraelian. Janë këto forca politike, konkludon ajo, që përfaqësojnë “Europën e vërtetë (…) Amerikën e vërtetë”.

Është rasti për t’u cituar lidhur me këtë se më 3 – 4 shkurt 2020 ishte zhvilluar në Romë një National Conservatism Conference, ku Giorgia Meloni u ftua nga Yoram Hazony, president i Institutit Herzl të Jeruzalemit dhe i Edmund Burke Foundation që organizoi manifestimin. Meloni debutoi duke deklaruar aderimin e saj në mendimin e filozofit izraelian dhe e përfundoi diskutimin e saj duke evokuar dy figura historike referuese të mendimit konservator: Ronald Reagan dhe Gjon Palin e II. Të tejkaluara shkëlqyeshëm provimet e kërkuara, në shkurtin e 2021 Giorgia Meloni pranohet midis ortakëve të Aspen Institute, organizatës së famshme ndërkombëtare që e ka selinë qendrore në Washington D.C. dhe financohet nga fondacione si Carnegie Corporation, Rockefeller Brothers Fund e Ford Foundation dhe numëron midis anëtarëve të saj personalitete të shkëlqyera të politikës, financës dhe botës intelektuale. E kryesuar nga Daniel R. Porterfield, që ka pasuar më 1 qershor 2018 Walter S. Isaacson, në Itali Aspen Institute e ka presidentin e saj tek Giulio Tremonti dhe zëvendëspresidentin tek John Elkann; në Komitetin Ekzekutiv të saj, veç të tjerëve, bëjnë pjesë  Giuliano Amato, Lucia Annunziata, Franco Frattini, Gianni Letta, Emma Marcegaglia, Paolo Mieli, Romano Prodi dhe personazhe të tjerë të të njëjtit kalibër.

Kur shpërthen kriza ruso – ukrainase, FdI merr një pozicion të pastër antirus dhe nxit qeverinë Draghi që të mbështesë me dërgimin e armlve regjimin e Kievit. Përpara se të nisej për në Florida, ku është ftuar të marrë pjesë në CPAC, Giorgia Meloni i dërgon Draghi mesazhin e mëposhtëm: “Sulm i papranueshëm luftarak në shkallë të gjerë i Rusisë së Putinit kundër Ukrainës. Europa zhytet në një të kaluar që shpresonim të mos e rijetonim më. Është koha e zgjedhjes së anës. Perëndimi dhe komuniteti ndërkombëtar janë të bashkuar për të hedhur në fushë çdo masë të dobishme në mbështetje të Kievit dhe të respektimit të së drejtës ndërkombëtare”. Dhe ambasadorit ukrainas në Itali i shkruan: “Na konsideroni në dispozicion”. Në qershor, një dokument i prezantuar nga senatorët e FdI “thekson përmbajtjen e rezolutës së miratuar nga Senati 1 marsin e kaluar me rastin e komunikimeve të bëra nga Kryeministri mbi zhvillimet e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës [dhe] impenjon qeverinë që ta vazhdojë aksionin e sajtë mbështetjes ndaj Ukrainës përballë pushtimit nga ana e Federatës Ruse”.

Më 25 tetor 2022, në diskutimin e parë të mbajtur në Montecitorio si kryeministre, duke apeluar “sistemin e vlerave të mbështetura mbi lirinë, barazinë dhe demokracinë, frute të çmuara që lindin nga rrënjët klasike dhe judeo – kristiane të Europës”, Giorgia Meloni thekson përkatësinë e Italisë në sistemin e aleancave të Perëndimit. “Aleanca Atlantike – pohon ajo – i garanton demokracive tona një kuadër paqeje dhe sigurie që shumë shpesh e marrim për të mirëqenë. Është detyrim i Italisë të kontribuojë plotësisht (…) Italia do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm në gjirin e Aleancës Atlantike, duke filluar nga mbështetja e popullit trim ukrainas që i kundërvihet pushtimit të Federatës Ruse”. Nuk kalon java nga instalimi i qeverisë së re dhe Giorgia Meloni flet në telefon me sekretarin e Përgjithshëm të NATO Jens Stoltenberg; më 10 nëntor të dy takohen në Palazzo Chigi. “Konfirmoj impenjimin e Italisë kundrejt NATO e të sfidave të përbashkëta që Aleancës i duhet të përballojë në këtë moment delikat”, deklaron kryeministrja në fund të takimit dhe shton: “E konsideroj parësore punën për ta forcuar Aleancën në kompleksin e saj me një shtyllë të fortë që duhet të jetë edhe europiane me objektivin për ta bërë edhe më të fortë e të aftë për t’ju përgjigjur kërcënimeve nga çdo drejtim”.

Ministra me fe të provuar

Besnikëria atlantike e partisë kryesore të qeverisë së qendrës së djathtë garantohet nga Alessandro Minuto-Rizzo, që qe zëvendëssekretar i Përgjithshëm i NATO nga 2001 në 2007: “Fratelli d’Italia – ka thënë ai në një intervistë  – ka mbajtur historikisht gjithmonë një pozicion atlantist dhe, për pasojë, kryeministri nuk do të duhet të sforcohet për ta bindur Stoltenberg për ruajtjen e linjës atlantiste të vendit tonë”. Nga ana e tij, intervistuesi i Minuto-Rizzo i ka kujtuar ministrit aktual të Mbrojtjes Guido Crosetto se ka marrë një vlerësim pozitiv nga ana e sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin. “Italia është një aleat mbi të cilin Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten”, ka siguruar ministri Crosetto homologun e tij amerikan, duke nënvizuar se “raporti bilateral dhe multilateral ekzistues midis Italisë dhe Shteteve të Bashkuara përfaqëson të ardhmen e vendit tonë”. Ministri italian ka garantuar më pask se qeveria italiane është fuqimisht e vendosur ta ndihmojë regjimin e Kievit: “Do të vazhdojmë ta mbështesim me bindje dhe vendosmëri Ukrainën e forcat e armatosura të saj dhe do të jemi të gatshëm ta vazhdojmë përpjekjen tonë derikur të jetë e nevojshme”. Për sa i përket dërgimit të armëve për Kievin, pas ka premtuar se “gjëja e vetme që nuk mund të bëjmë është të humbasim kontaktin me aleatët tanë ndërkombëtarë, Bashkimin Europian dhe Aleancën atlantike”, Crosetto i ka deklaruar një gazetari të “Avvenire” se “ka vetëm një mënyrë të vetme për të lëvizur dhe vendosur”: të vendosë dërgimin e një “pakete” të gjashtë armësh.

Njëlloj i padiskutuar është angazhimi atlantik i Antonio Tajani, ministër i Punëve të Jashtme dhe i Bahskëpunimit Ndërkombëtar, si edhe zëvendëspresident i Këshillit të Ministrave. Nga 21 nëntori 2019 deri më 12 tetor 2022 Tajani ka qenë zëvendëspresident i Partisë Popullore Europiane (PPE), një parti e përfaqësuar në NATO Parliamentary Assembly (NATO – PA), organizëm që luan një funksionrakordimi midis NATO dhe parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare. PPE mban raporte të ngushta me International Republican Institute (IRI), fondacion me seli në Uashington i sponsorizuar nga National Endowment for Democracy; presidenti i PPE, Wilfried Martens, mbështeti kandidaturën e John McCain, president i IRI, në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2008. Në vijim, McCain dhe Martens luajtën një pjesë aktive në lëvizjet që në Ukrainë çuan në rënien e Viktor Janukoviçit.

Vijmë tek titullari i një ministrie tjetër kyçe, asaj të Ekonomisë dhe Financave. Anëtari i Lidhjes së Veriut Giancarlo Giorgetti, anëtar nga 15 tetori 2020 deri më 18 mars 2021 i delegacionit italian pranë NATO – PA, ka ruajtur një raport direkt me Shtetet e Bashkuara qysh kur ishte nënsekretar i Kryeministri në qeverinë Conte I dhe në Shtëpinë Bardhë ishte Trump. Në tetorin e 2021 Giancarlo Giorgetti, zëvendëssekretar i Lidhjes së Veriut në qeverinë Draghi, pritet në Shtetet e Bashkuara. Etapa e parë e Giorgetti është në stabilimentet e kompanisë së biotekonologjive Moderna, për ta thelluar temën e prodhimit të vaksinave; pastaj ministri vizitoi Universitetin e Harvardit dhe ka një baskëbisedim me guvernatorin e Massachusetts, republikani antitrumpist Charlie Baker. Nga Boston spostohet në Uashington, ku takon drejtoren e Agjencisë për Bizneset e Vogla Isabel Guzman dhe sekretaren e Tregëtisë së administratës Biden Gina Raimondo; më pas merr pjesë në një mbledhje të Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, që merret me këshillimin e presidentit për çështje të politikës ekonomike globale. Pastaj shkon në selinë e Lockheed Martin, kompani aktive në sektorin e aerohapësirës dhe të mbrojtjes. Mëngjesin e së shtunës, datë 22, pasi ka bërë homazhe në varret e veteranëve amerikanë në varrezën e Arlington, Giorgetti është pritur në Villa Firenze nga Mariangela Zappia, ambasadore e Italisë në Shtetet e Bashkuara. Dita mbyllet me pritjen e National Italian American Foundation.

E përditshmja “La Verità”, e afërt me ambientin e Lidhjes, shkruan se udhëtimi i Giorgetti në Shtetet e Bashkuara “ka si objektiv kryesor atë të konsolidimit të raporteve midis Romës dhe Uashingtonit”. Pas firmosjes së marrëveshjes me Kinën për Rrugën e Re të Mëndafshit, e firmosur në marsin e 2019, ishte nevoja për të siguruar aleatët amerikanë për besnikërinë e fuqishme të Italisë; dhe midis ministrave të Draghi, shton Graziosi, më i përshtatshmi për këtë mision ishte pikërisht Giorgetti, që fenë e tij atlantike e “ka demontruar shumë herë në këto muaj duke kundërshtuar tentativat e influencës kineze sidomos në sektorin delikat e telekomunikazioneve”. Ka qenë faktikisht Giorgetti, kur ishte nënsekretar në qeverinë verdhjeshile, që ka “sponsorizuar një dekret për forcimin e instrumentit të golden power mbi rrjetin 5G dhe ka përkrahut proekupimet e Shteteve të Bashkuara në meritën e pjesëmarrjes së kompanive kineze”.

Long live America!

E asistuar nga ministra me fe të provuar atlantiste si Tajani, Crosetto e Giorgetti, kryeministrja Giorgia Meloni mund t’i qetësojë kështu miqtë e saj e Përtejatlantikut: “Ju siguroj se kjo qeveri do të bëjë maksimumin për t’i bërë edhe më të forta raportet e saj me Shtetet e Bashkuara. Long live America, rroftë Italia!”. Duke marrë pjesë për herë të parë me cilësinë e kreut të qeverisë italiane në një samit ndërkombëtar – konferenca e Sharm el-Sheikh për ndryshimet klimaterike – Giorgia Meloni nuk ka munduar t’ia manifestojë personalisht Joe Biden, që ishte i impenjuar në zgjedhjet e mesit të mandatit, ndjenjat e saj entuziaste proamerikane, por ka mundur të ketë një “takin shumë të përzemërt” me Isaac Herzog, president i shtetit të Izraelit, me të cilin është impenjuar për “mbrojtjen e vlerave të përbashkëta, duke filluar nga lufta kundër antisemitizmit” dhe për forcimin e partneritetit italo – izraelian në aspektin industrial e teknologjik. Në G20 e Bali, ka ndodhur më së fundit sy më sy me Biden, që la zgjatur rretj 1 orë në vend të 20 minutave të parashikuara. Komunikata zyrtare e ambasadës së Shteteve të Bashkuara, më eksplicite se ajo e emetuar nga Palazzo Chigi, informon se të dy janë takuar “për të koordinuar përgjigjet ndaj një serie sfidash globale, përfshi atë të paraqitura nga Republika Popullore e Kinës, nga kriza klimaterike dhe nga përdorimi i energjisë si armë nga ana e Rusisë. Të dy drejtuesit kanë folur edhe për impenjimin e tyre në vazhdimin e furnizimit të Ukrainës mbështetjen për të cilën ajo ka nevojë dhe konsideruar Rusinë si përgjegjëse për agresionin e saj”.

Në linjë të përkryer me sa është shprehur nga komunikata, të nesërmen Meloni ia atribuon Rusisë të gjithë përgjegjësinë e incidentit të Przewodów: “Hipoteza [më pas e rezultuar e pabazuar, shënimi im.] se mbi Poloninë ka rënë një raketë antiajrore ukrainase nuk e ndryshon thelbin, përgjegjësia e asaj që ka ndodhur për sa na përket është e gjitha ruse dhe me aleatët i kemi dënuar sulmet raketore të Moskës”. Për sa i përket temës së gazit, edhe ai në qendër të bisedës midis Meloni dhe Biden, teza e Meloni, e ekspozuar në diskutimin e saj në Bali, është e njohur: kriza energjitike, me të gjithë që atë pason në planin ekonomik e social, i detyrohet zgjedhjes së gabuar të furnizimit me gaz dhe naftë nga Federata Rus. Më mirë të blihen, edhe pse me shifra astronomike, gazi i lëngët që do ta na furnizojnë miqtë tanë amerikanë. Long live America!

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply