Përfundon numërimi në selinë e PD për primaret e Tiranës. Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti shkojnë në balotazh të dielën e ardhshme.
Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti 2196 vota.
I treti më i votuar ka qenë Gerti Bogdani i cili numëron 1819 vota.
Numërimi i votave përfundoi rreth orës 01:30 pas mesnate.
Plot 8470 anëtarë dhe simpatizantë të PD iu drejtuan këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur kandidatin e preferuar, që do të garojë në 14 maj për bashkinë e Tiranës.
Rezultatet e primareve për Tiranën
Adriana Kalaja – 128 vota
Belind Këlliçi – 4040 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Gerti Bogdani – 1819 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Julian Deda – 157 vota
Të pavlefshme – 29 vota
Votues gjithsej – 8470
Këto primare ishin historike pasi për herë të parë një parti politike në Shqipëri i jep të drejtën e votës anëtarëve dhe simpatizantëve për të zgjedhur kandidatët që duan.
Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 të u mbyllën në 18:00, por në disa degë për shkak të fluksit votimi vijoi edhe pas orarit zyrtar.
Numri i pjesëmarrësve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PD në këto primari kapërceu shifrën 60 mijë. Një rekord më vete ky. Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit që ka zhvilluar PD, numri i votuesve, anëtarë të saj ka qenë 44 mijë.
Krahas Tiranës, balotazh për primaret do të ketë edhe në Dibër, Fier, Librazhd, Sarandë, Mat dhe Mirditë.
Të dielën e ardhshme do të mbahet raundi i dytë i primareve në bashkitë e lartpërmendura.