Berisha: Ky regjim i shëmtuar bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej, Rama kreu një akt prej krimineli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat edhe nga shkallët e selisë blu. Berisha theksoi se regjimi i Ramës, bëri gjithçka që protesta të mos zhvillohej.

“Edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme. Ky regjim i shëmtuar, bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej. Kaloi edhe në një akt, me të cilin dëshmoi karakterin prej krimineli Edi Rama.

Ai që e organizoi, zgjodhën si në të gjitha rastet, një person që mund të kryejë çdo gjë, dhe e bënë si masë të fundit, pasi e panë që u lëshuan nga katër anët e Tiranës dhe Shqipërisë në këtë protestë që historia do e shkruajë me germa të arta në historinë e protestave të qytetarëve të lirë.

Ju keni ardhur me dhjetëra dhe qindra herë në protesta, por ju garantoj se kjo e sotmja, ka qenë për secilin prej jush, kryeprotesta e jetës”, u shpreh Berisha për mediat.

About Redaksia

Check Also

Veliaj pranoi se ka aksesuar regjistrin civil, kjo mjafton për ngritur një akuzë për abuzim me detyrën

Gazetari Gjergj Erebara ka ndarë një postim në Facebook, ku e ka kritikuar ashpër veprimin …

Leave a Reply