Nga Rezenbrik SERJANI
Dita ku mijëra të rinj dhe të reja dolën tër shpirt dhe guxim kundra sistemit më të egër diktatorial që kishte njohur mbarë Europa.
Këta të rinj dhe të reja, nën himnin e artë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri,Demokraci”, i dhan fund errësirës 50 vjecare që kishte mbërthyer Shqipërine, duke i hapur derën vendit të tyre drejt Europës mëm!
Sot, përvec se kujtojmë me nder dhe krenarinë më të madhe mijëra studentët e Qytetit Studenti dhe mbarë të rinjtë shqiptar, kujtojmë plot dhimbje dhe mijëra shpirtra që u bën pjesë e makinerisë vrasëse të sistemit diktatorial që kishte perfshirë vendin.
Sot, përulemi me krenarinë më të madhe perballë sakrifices së çdo të riu dhe të reje, energjia e të cilëve u bë shkatërrimi i zinxhirëve të diktatures.
Përjete u nderoftë dita me e shenjtë e Demokracisë Shqiptare!
Përjetë u nderofshin emrat e studentëve te asaj dite, emri i të cilëve është në Panteonin e mirënjohjes më të jashtëzakonshme!
Sot, urojmë gëzuar Ditën e Parë, Ditën e Parë të Demokracisë!
Nën himnin e thirrjeve të të rinjve: “Shqipëria si gjithë Europa” dhe “Liri, Demokraci”, do të behen muza jonë e ndryshimit të shumëpritur, ndryshim që do vije po me të rinjtë, do vijë po me Partinë Demokratike!
Gëzuar rini, gëzofte shpirti juaj, gëzofte e ardhmja juaj!