Kryekomunari i Ulqinit vizitë Berishës në PD: Je simbol i trevës sonë, solidarizohemi me ju kundër dhunës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Ulqinit dhe një delegacion shoqërues.

“Populli i Ulqinit iu ka simbol”, i ka thënë në hyrje të bisdës Omer Bajraktari duke shprehur në vijim solidaritetin kryetarit demokrat për sulmin e programuar politik para protestës së 6 dhjetorit.

Berisha e ka falenderuar kryekomunarin për vizitën dhe shprehjen e mbështetjes vëllazërore dhe biseda ka kaluar te sfidat e faktorit shqiptar në Shqipëri, Mal të zi dhe në gjithë Ballkanin.

“Na duhet fqinjësi e mirë me Malin e Zi”, ka thënë Berisha duke u ndalur në rëndësinë e trevave shqiptare atje për historinë e Shqipërisë. “Ndryshe nga vendet e tjera, që e kanë nxjerrë nga letërsia, shqiptarët e kanë nxerrë nga huta Rilindjen dhe  ndergjegjen kombëtare”, ka thënë Berisha duke kujtuar përpjekjet e trevave shqiptare, Plaves fhe Gucise tashmë jashtë kufijve, për mëvetësinë e Shqipërisë.

Berisha ka kujtuar se në vitin 2013, Shqipëria ia kalonte Malit të zi për nivelin e rrogave, ndërsa sot Mali i Zi ka rrogat me te larta ne rajon ndersa Shqiperia aktualisht i ka rrogat 20-30% përqidn më të ulëta se Kosova, duke u renditur e fundit në rajon.

Kryetari i Ulqinit ka shprehur shqetësimin për mungesën e një pike doganore në anën shqiptare në Zogaj të Shkodrës, duke e informuar kryetarin e PDse malazeët e kanë hapur në anën e tyre.

Në fund të një bisede me nota solidariteti dhe vëllazërie, zoti Bajraktari e ka ftuar zotin Berisha për të vizituar Komunën e Ulqinit ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

About Redaksia

Check Also

Video/ Ky është hoteli 80 milionë euro i Erion Veliajt në Durrës!

Zbulohet hoteli luksoz 80 milionë euro i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në …

Leave a Reply