Tensionet në Kosovë/ BBC: KFOR është garancia që nuk do ndodhë gjë!

Nga Guy De Launey, BBC

Sa herë që rriten tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë- ose ndërmjet pakicës serbe të Kosovës dhe autoriteteve në Prishtinë- paqeruajtësit e KFOR-it të NATO-s luajnë një rol vendimtar.

Ata nuk duhet të bëjnë asgjë të veçantë. Thjesht prania e 4 mijë trupave shumëkombëshe ka qenë e mjaftueshme për të parandaluar çdo problem serioz për pjesën më të mirë të dy dekadave.

Autoritetet në Beograd mbështeten te KFOR për të garantuar sigurinë e serbëve të Kosovës. Ata i frikësohen përsëritjes së dhunës në vitin 2004, e cila rezultoi në vdekjen e më shumë se një duzinë serbësh, qindra të lënduar dhe zhvendosjen e mijëra familjeve serbe.

Në të njëjtën kohë, prania e KFOR-it vepron edhe si garanci se Serbia nuk do të dërgojë asnjë nga forcat e saj në Kosovë. Beogradi është i vetëdijshëm se angazhimi me trupat e NATO-s nuk do të ishte gjë shumë e mençur.

Pra, ndërsa tensionet mund të mbeten të larta, çdo incident ka të ngjarë të jetë i izoluar. Megjithatë, BE-ja do të punojë jashtë orarit për të ulur palët në tryezë për të arritur një zgjidhje afatgjatë.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply