Drejtësi e vonuar, por dhe qëndrim i vonuar me pasoja të rënda për vendin tonë

Nga Alba KEPI

Drejtësi e vonuar por dhe qëndrim i vonuar me pasoja të rënda për vendin tonë, Dear Ambasadore.

What happened with You Mrs Ambasador?
Cfarë ka ndodhur me ju Maddame Ambassador?

Ju dëgjuam sot përballë Këshillit të Lartë të Drejtësisë e kaq inkoherente me qëndrimin e qasjen që ju keni pasur gjatë këtyre tre viteve me drejtësinë e mohuar në Shqipërinë tonë.

“Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”, deklaruat sot, por dhe qëndrimi i vonuar është një qëndrim i mohuar, e me një risk të rëndë për Shqipërinë tonë, e dashur Ambasadore.

E qeshur në limitet e cinikes na informuat të kundërtën e asaj c’ka deklaroi niveli më i lartë i diplomacisë shqiptare pak orë më parë. Pra se ju “do të qëndroni këtu akoma e ca më gjatë” e se gjatë kësaj kohe keni mësuar se ka një sfidë të madhe në vendin tonë.

Mirëse të rrini e dashur Ambasadore, sfidën për të cilën ju flisni apo për të cilën ju i coni fjalët, ne kemi tre vite që po përpiqemi të jua shpjegojmë, por është e njëjta sfidë që ju ia vonuat reagimin, duke ia mohuar dhe vërtetësinë sociale, politike e ligjore.

Tek ju, tek SHBA, tek qëndrimi e koherenca e veprimeve tuaja mbanin shpresën mijëra e dhjetra mijëra shqiptarë që ju i kujtuat sot “që mbajnë letra pronësie në duar” por që nuk u garantohet.

Shqipëria e shqiptarët asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim se SHBA janë krah tyre, si kur shëmbën komunizmin, si kur hynë në NATO, si kur nisën rrugëtimin europian, por gjatë këtyre tre viteve hodhën dushime se ndërmjetësit e atyre që raportin zhvillimet e këtij vendi nuk po tregoheshin korrekt e të drejtë me këtë popull.

Po është e vërtetë e dashur Ambasadore, ne kemi një histori e ky vend ka histori, por në fjalën tuaj, ju flisni për një tjetër histori, për një histori personale që sot është tre vite me vonesë.
E janë tre vite histori demokratike mohuar shqiptarëve.

Sa e vërtetë e sa herë e kemi shkruar e thënë me opozitarizëm social, politik, profesional, civil se “Shqipëria nuk mund të vazhdoj më kështu”!

E thatë dhe ju sot, por asgjë e re e jashtëzakonshme, në këtë mendim tuajin që cdo shqiptar i thjeshtë po jua thotë prej tre vitesh.

What happened with You Mrs Ambassador?
A thua sot e dëgjuat halllin e madh të shqiptarëve!?

I vërtetë shumë pohimi juaj se ne jemi vendi i vogël, gjithcka merret vesh shpejt e të gjithë dinë gjithcka për të gjithë. Por po ky rregull vlen dhe për ju.

Ka ditë e javë që në lagjet sociale, civile, politike e ligjore shqiptare, thuhet se emërime drejtësie e hetime të rëndësishme ju kanë ndarë nga qasja e përbashkët me miqtë tuaj në pushtet, e që përcollët në cdo fotografi, dalje publike, pronocim diplomatik, reagim institucional gjatë këtyre tre viteve.

“Shqipëria është gati për një fazë të re”, u shprehët sot.

E shqiptarët e lirë, pa zinxhirë kolltuqesh e vende pune politike, kanë 3 vite që po presin që ju ta kuptonin se kjo fazë e re ka shkaktuar passoja të parekuperushme për kombin, gjeopolitikën shqiptare, pasuritë kombëtare, ekonominë, popullsinë, biznesin e ndershëm, të cilin më në fund e kuptuat se është nën kërcënim.

Në fjalimin tuaj sot ka një shprehje që nuk mund të kalohet lehtë; “drejtësi, jo hakmarrje”.

E pra e dashur Ambasdore, Vërtetsi jo hakmarrje fjalësh prisnim dhe sot nga ju.

Qëndrim të mbarë e ca më gjate në Shqipëri! You are welcime!
Shqiptarët e duan SHBA e presin këtë fazë të re e që duhet të nis nga e vërteta e munguar.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply