Spaho: Si Enveri edhe zonja Kim mendon që njerëzit duhet të hanë bar nëse…

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar pas deklaratave të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se Enver Hoxha është duke u rrotulluar në varr.

Spaho i ka kujtuar ambasadores se sikurse edhe Enveri, edhe zonja Kim mendon që njerëzit duhet të hanë bar nëse guxojnë të mendojnë ndryshe nga ajo.

Gjithashtu Spaho i kujton Kim se me rekomandim të parardhësit të saj shkoi kanabizuesi Tahiri në Zyrën Ovale. Me rekomandim të zonjës Kim shkoi hajduti i votave Ulsiu në Departamentin e Shtetit dhe u prit nga Blinken.

Reagimi i plotë

Enver Hoxha mund te jete duke u rrotulluar ne varr por per arsye te tjera.

Enveri po rrotullohet ne varr pasi mund te kete kuptuar qe ka qene shume dogmatik ne qendrimet e tij.

Sikurse Enveri, edhe Zonja mendon qe njerezit duhet te hane bar nese guxojne te mendojne ndryshe.

Disa njerez edhe nese jane pjese e te keqes, ekziston mundesia te konsiderohen te virtutshem dhe tu hapen portat per me lart.

Me rekomandim, kanabizuesiTahiri shkoi ne Zyren Ovale. Me rekomandim, hajduti i votave Ulsiu shkoi tek Blinken ne Departamentin e Shtetit.

PD zyrtarisht konsiderohet e financuar nga Rusia dhe e shpallur Non Grata (PD e Berishes jo ajo e Alibashes) por Bashes qe mori rublat i jepet vize qe te shkoje ne Amerike dhe te takoje OJQ-te e Sorosit.

Le pastaj sa shume e duan Edin, kanakarin e Enverit, si ja mbyllin zullumet dhe i japin dore qe tja kaloje edhe Enverit ne poshterimin e ketij populli dhe zbrazjen e vendit.

Ajo qe Enveri nuk e priste ishte kur lexoi qe Olta paska filluar procedurat per shkarkimin e Ambasadorit Amerikan ne Tirane. Une vetem i shanja amerikanet, tha me vehte, kelyshet e mi paskan filluar ti shkarkojne.

Ec pastaj e mos u rrotullo ne varr.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply