Berisha: Atentati nuk ishte ndaj meje, por ndaj opozitës!

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi gjatë mbledhjes së Kryesisë edhe sulmin ndaj tij në 6 dhjetor nga një një person që ka shërbyer si informator i policisë kriminale.Berisha tha se atentati nuk ishte vetëm ndaj tij, por ndaj opozitës.

Sa i takon protestës atë ditë, Berisha tha se opozita mori një nga vendimet më të drejta në historinë e saj, duke bërë që shqiptarët të ngrejnë zërin e tyre.

“Edi Rama është i vendosur të përdorë çdo pushtet që ka në dorë për të zhdukur, asgjësuar jo vetëm mediat e lira, por edhe opozitën e vërtetë shqiptare. Akti i tij me datën 6 dhjetor, ishte përpjekja e të verbrit mendor nga urrejtja se si në një moment ku zhurma mund të bëhej më e vogël sipas tij, mund ti jepte një goditje fatale opozitës shqiptare. Ka një debat normal sipas të cilit njeriu i fundit që mund të ishte i interesuar për një akt të tillë është Edi Rama.

Në fakt ata që e kanë të sinqertë këtë mendim janë fatkëqinj të mashtruar nga Rama, të cilët marrin normalen për jo normale, dhe jo normalen për normale. Ju them që nuk ka njeri më të interesuar për atë akt dhe e organizoi vetë ai. Nuk ishte një goditje, atentat, apo sido që ta quajmë kundër Sali Berishës, jo. Ai ishte një përllogaritje diabolike ndaj opozitës shqiptare, e llojit të të jatit të vet për opozitën që guxoi të thërrasë protestën ditën e samitit. Dëshmoi se opozita kishte marrë një nga vendimet më të drejta në historinë e saj, thirrjen e asaj proteste”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply