Kush është pronari i një hoteli në Sarandë që u vra në atentat sot në Tiranë

49-vjeçari Edmond Papa (Hoxha) ,pronar i një hoteli në Sarandë që u vra pasditen e sotme dyshohet të jetë ndjekur gjatë gjithë ditës nga autori. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori, i paidentifikuar e ka gjurmuar me këmbë deri në lokalin ku Papaj është futur rreth orës 16:30 në lokalin në pronësi të V.Sh., në rrugën “Fadil Bodinaku”, në zonën e njohur si Selita në Tiranë.

Ai kishte udhëtuar nga Saranda drejt Tiranës dhe ishte ulur në lokalin në lagjen ku banonte i vëllai. Por, në momentin që është futur në lokal, autori, i maskuar me kapuç, ka qëlluar 9 herë me një pistoletë të llojit “Glock”, në drejtim të bizmesmenit dhe më pas është larguar nga vendngjarja përmes rrugicave.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Edmond Papa është nga Saranda, pronar i Hotel “Blue Sky” në qytetin bregdetar. Njihet edhe si biznesmen ndërtimesh në qytet.

Familja e tij janë të ardhur nga Roskoveci i Fierit, por jetojnë prej shumë vitesh në Sarandë.

49-vjeçari sot kishte ardhur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të lokalit pranë banesës se vëllait të tij.

Viktima është me precedentë penalë në Greqi ku ka bërë burg për drogë.

Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri.

Deri më tani, policia po heton në 2 pista, konflikte për pronën por edhe e kaluara e tij, në prishje të pazareve të drogës.

About Redaksia

Check Also

Dokumenti/ Veliaj, 300 mijë euro kapar avokatëve amerikanë, Departamenti i Shtetit jep detajet…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore …

Leave a Reply