Berisha: Mbrojtje ekzistencës së PD dhe votës së lirë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, deklaroi se beteja për votën e lirë është beteja për lirinë e shqiptarëve.

“A do pranojnë ne të dorëzojmë forcën tonë politike e cila në 30 vite ka transformuar Shqipërinë, apo do të dalim në betejë të hapur për të mbrojtur PD-në, pluralizmin politik në Shqipëri. Ne me qindra herë kemi deklaruar se Edi Rama vodhi zgjedhjet, se Edi Rama rrëmben votën. Kemi thënë të vërtetat, por shqiptarët presin se çfarë do të bëjmë ne për të mbrojtur votën. A do i dalim ne zot votës, dmth lirisë së shqiptarëve. Pa votë të lirë, nuk ka liri.

Pas betejës për ekzistencën tonë, jetike është beteja për ekzistencën e votës së lirë në Shqipëri. Duhet të pyesim veten ne. A e sjell njeri votën e lirë në Shqipëri? Askush, përveç nesh. Në Shqipëri është një fenomen, nuk mund të them unik, por më kulmor se kudo.
Korrupsioni përdoret në Shqipëri, për të luftuar antikorrupsionin. Krimi i organizuar në Shqipëri, përdoret për të luftuar antikrimi dhe këto janë të vërteta si drita e diellit.

Edi Rama paguan dhjetëra, qindra milionë lobingje për të blerë deklarata dhe vendime në mbështetje të tij. Këto janë të vërteta, asnjë shpikje. Këta përdorin çdo formë korrupsioni dhe kjo është e vërtetuar. Koha sot më shumë se kurrë është e njerëzve të ndershëm, me integritet, e qytetarëve që e duan këtë vend”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply