Berisha: Ajo që u zhvillua në rrugën “Myslym Keta” ishte një dramë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar u shpreh se, shembja e pallatit në rrugën “Myslym Keta” ishte një dramë! Berisha tha se, në çdo veprim, spikat qartësisht vullneti i tyre i sëmurë për të dhunuar Kushtetutën, ligjin, për të dhunuar qytetarët dhe të drejtat e tyre.

“Siç e shihni, çdo ditë këtu, kryen akte antikushtetuese, antiligjore, nga një qeveri që në raport me ligjin, rregullin dhe rendin, sillet si një bandë dhe jo si një përfaqësi e qytetarëve shqiptarë.

Në çdo veprim, spikat qartësisht vullneti i tyre i sëmurë për të dhunuar Kushtetutën, ligjin, për të dhunuar qytetarët dhe të drejtat e tyre.

Ajo që u zhvillua në rrugën Myslym Keta, ishte një dramë e atyre banorëve, e krijuar nga tërmeti, por e rënduar në mënyrë çnjerëzore nga qeveritarët vendorë dhe qendrore. Pasi pabesisht zgjodhën pragun e festave për të përdorur forcën, për të përdorur buldozerë, për të përdorur nxjerrjen me forcë, ndërkohë që ata banorë kishin mirëkuptim për prishjen e pallatit, por kërkonin siguri, që çdo njeri normal kërkon për banesën e tij. Sa do marrim, si do e marrim dhe kur do e marrim.

U trajtuan sikur të ishin kavie dhe jo qytetarë të një vendi, nga një kryetar bashkie që nga mëngjesi deri në darkë, mendon se si të vjedhë taksat, tarifat, fondet e qytetarëve të Tiranës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply