Berisha: Akti për Teatrin Kombëtar, dhunim flagrant i vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar tha se, akti për Teatrin Kombëtar, dhunim flagrant i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Berisha tha se, Gjykata Kushtetuese ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeveris.

“Nga ky akt kalohet në një akt madhor, dhunimin flagrant të vendimit të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por për opozitën në radhë të parë.

Opozitës i thuhet se nuk njohim norma, nuk njohim standarde, por jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt, në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm ku vendimet e Kushtetueses rrëzohen me vendime të banditëve qeveritarë.

Ky është vendi i vetëm në botë ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese rrëzohet me një vendim të qeverisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply