Revoltë e deputetëve të PD në Parlament ndaj zarit të Ballës, Alibeaj për grupin e PD

Tensionohet situata mes demokratëve në seancën e fundit për këtë vit. Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi së bashku me disa nga kolegët e tij, mbështetës të Berishës, u ngritën duke bllokuar foltoren. E gjitha nisi për shkak të heqjes së tyre nga lista e grupit parlamentar të PD-së.

Mirëpo, në një moment, Baçi niset drejt vendit të deputetit Gazment Bardhi, i cili ishte duke iu kundërvënë. Më pas, ai i drejtohet Alibeajt duke i thënë: I shërben Ramës. Ti mua më vjen anash!

Pas kësaj përplasje, kryetarja e Kuvendit kërkoi 10 minuta pushim.Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, deklaroi nga salla e parlamentit se vendimi i paraqitur për përjashtimin e deputetëve që mbështesin ish-kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar i PD-së është një vendim antikushtetues.

Sipas Bylybakshit nuk ka askush të drejtë, përveç vetë deputetit, që të bëjë përjashtimin e tij nga një grup parlamentar i caktuar.

Sipas tij kjo është një përpjekje për të vrarë pluralizmin përmes shpërbërjes së PD-së.

“Bëtë mirë qe thatë me zë dhe figurë, sepse në fund të fundit është shprehje vullnetit të deputetit. Asnjë nen në Kushtetutë që rregullon të drejtën e një deputeti për të përfaqësuar, nuk i jep të drejtë askujt, as Kuvendit, as kryetarëve të partive, është në dorën e deputetit që të heqë dorë nga një grup parlamentar i caktuar, çdo akt tjetër është antikushtetues.

Juve tundët një copë letër të paligjshme që shërben për të mbajtur peng opozitën. Ju keni qëllim shpërbërjen e pluralizmit dhe këtë e arrinin përmes shpërbërjes së Partisë Demokratike, por këtë nuk do ta realizoni dot.

Nëse s’keni marrë vendim bëjeni, vendosni firmën e bardha mbi të zezë aty, por akti juaj është në funksionim të dhunimit të opozitës në vend”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Trump me Melonin për të ndryshuar Europën

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Është një person …

Leave a Reply