Berisha: Kompania e Ramës merr 1 milion euro në javë, SKAP-i i partisë nuk guxon të bllokojë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, u ndal te mega-afera e djegësave. Berisha tha se kompania e djegësave merr nga 1 milion euro në javë, por SPAK-u nuk guxon ta bllokojë sepse kompania është e Ramës.

“Keni vjedhur sepse në një rast unik në botë, në planet, një kompani që i janë arrestuar dhjetëra hajdutë, vazhdon të marrë çdo ditë, 300 mijë euro, çdo javë nga 1 milion euro, vetëm pse është kompania e Edi Ramës, se kurrë nuk mund të ndodhte.

Dhe SKAP-i i partisë nuk guxon ta bllokojë, nuk guxon ta konfiskojë, nuk guxon të ndërpresë vjedhjen e përditshme të Edi Ramës dhe klanit të tij me djegësat,” tha Berisha.

“Buxheti i vitit 2022 do mbetet në histori si buxheti vjedhjeve më të mëdha qeveritare, si buxheti i shpërdorimit dhe abuzimeve më të mëdha. Nëse shqiptarët festojnë këtë vit dhe Krishtlindjet në këtë gjendje, festojnë se ju vidhni e vidhni me xhepa e valixhe, vidhni me çdo mjet.

Po si ka mundësi që një sipërmarrje me 20 të arrestuar, vazhdon të marrë 1 milion euro në javë. Ka mundësi se është sipërmarrja e kryeministrit. Se ndryshe nuk ndodh kurrë.

A e dini ju se ky kryeministër, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, ka autorizuar veten të bëjë konfiskime. Por konfisko sipërmarrjen tënde o hajdut? Por nuk prodhon asgjë se vetëm vjedh,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply