Rama dhe Bardhi zihen për Avokatin e Popullit, qeveria prish pazarin

Rama deklaroi se mazhoranca nuk do ta votojë Ledio Brahon si kandidat për Avokatin e Popullit.

Gjatë seancës parlamentare, Rama tha se nuk mund të zgjidhet avokati i PD-së në një post të rëndësishëm si ai i Avokatit të popullit. Kreu i qeverisë ka ironizuar Ledio Brahon, duke thënë se ai ka humbur çdo seancë gjyqësore ndaj mazhorancës, duke mbrojtur Partinë Demokratike. Kjo ka sjellë një konflikt të ashpër me deputetin e PD, Bardhi. Eshtë e qartë se Rama ka prishur pzarin sipas të cilit kandidati do të ishte i grupit që Rama kontrollon në PD.

Pas debatit të ashpër mes deputetit Gazment Bardhi dhe kryeministrit Edi Rama, demokratët kanë kërkuar përjashtimin e kreut të qeverisë.

Një grup deputetësh firmosën një kërkesë të cilën e depozituan në sekretariatin e Kuvendit, për të marrë një masë disiplinore ndaj kryeministrit.

Në shkresë, përmenden disa fraza të Ramës, drejtuar Gazment Bardhit gjatë debatit, ku kryeministri u shpreh: “Je palaço cirku”.

Sipas demokratët, gjuha e përdorur nga kryeministri, është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, ndaj ato kërkuan përjashtimin për dhjetë ditë të tij nga punët e Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply