Berisha: Krijimi i një elite të aftë, atdhetare përbën një objektiv të rëndësishëm të PD

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit në seli me rrjetin ndërkombëtar dhe atë vendor të Departamentit Brain Gain & Ekselencës, tha se, krijimi i një elite të aftë, atdhetare përbën një objektiv të rëndësishëm të Partissë Demokratike.
“Është një nder shumë i madh dhe të kurorëzoj përpjekjen tonë 1-vjeçare me elitën e rinisë studentore, por jo vetëm rinisë studentore. Me këtë takim, që ka për ne si parti një rëndësi shumë të veçantë.
Për një komb, për një shoqëri, çështja e elitës është çështje kryesore. Krijimi i një elite të aftë, atdhetare, një elite kompetente, përbën pasurinë madhore kombëtare, përbën një objektiv të rëndësishëm të PD-së dhe forcave konservatore.
E vërteta është se në një vështrim të zhvillimeve të dekadave të fundit, dhe më shumë se dekadave të fundit, nëse e majta ekstreme ishte shkatërrimtare e elitave, me program, me projekt, me aktin e parë të marrjes së pushtetit, u vërsuleshin elitave, por koha tregon se në tërësi e majta, mbetet shkatërrimtare e elitave, për shkak të objektivave që ajo përcakton ndaj tyre.
Ju keni vendosur aty një motiv: frytet tona t’ia kthejmë rrënjëve që na kanë ushqyer.
Në këtë slogan qëndron një nga shtyllat më kryesore të konservatorizmit. Është atdhedashuria, është përgjegjësia që çdo njeri i qytetëruar ndjen ndaj kombit dhe vendit të tij.
Dashuria për vendin dhe kombin është më eprorja, më sublimja. Është ajo që i jep një energji pozitive të pashtershme studiuesit, ekspertit, specialistit.
Është ajo që shndërrohet në një horizont magnetik që e tërheq”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply