Këlliçi: Kam votuar Salianjin për Kryetar grupi parlamentar, nuk do të jetë Alibeaj

“Unë dhe Salianji nuk kemi qenë miqtë më të mirë me njëri-tjetrin, por kemi vazhduar rrugën tonë në PD dhe për hir të bashkimit të demokratëve, kam votuar për zotin Salianji si kreun e ri të grupit parlamentar.

Unë betejën politike e kam vetëm me Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, jo me Enkelejd Alibeajn. Jam i sigurt se Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar demokrat”, deklaroi Këlliçi.

‘Besoj se do ta zëvendësojë zoti Salianji, por e rëndësishme është që deputetët të zgjedhin kë të duan. Kushdo që bën 50%+1 të votave, le të bëhet. 27 deputetëve i takon që ta zgjedhin’, shtoi Këlliçi duke iu referuar faktit se ai njeh grupin kuvendor demokrat me 52 deputet përfshirë edhe liderin demokrat Sali Berisha dhe jo vendimet e pavlefshme për përjashtimin e një pjesë të deputetëve.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply