Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka denoncuar kryebashkiakun e këtij qyteti për presionin që po u bën punonjësve të bashkisë.
Kryetari i PD në Elbasan Bledi Himçi ka publikuar dhe një formualar ku kryebashkiaku Gledjan Llatja u ka shpërndarë punonjëve për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.
“Ky është formulari i Bashkisë që po i shpërndahet vartësve në shërbim të patronazhimit dhe presionit të administratës për të mbledhur vota për Gledin në ikje. A mund të ketë turp më të madh për një drejtues institucioni se të detyrojnë në dëshpërim punonjësit, të premtojë votën . Keni 16 vjet që abuzoni me besimin e një qyteti dhe ka ardhur momenti ti themi boll kësaj maskarade . Partia Demokratike dhe juristët e saj po ndjekin me kujdes dhe po dokumentojnë çdo akt patronazhimi, presioni, influence ndaj administratës për të mbledhur vota për PS-në”, tha Himçi.