Policia kontroll në shtëpinë ku u vodhën eurot nga pastruesja, merret në pyetje zyrtarja e Ramës

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës dhe firmë të Gjykatës, një ditë më parë në banesën ku jetonte Alda Klosi janë ushtruar kontrolle.

Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se përveç kontrollit, është marrë për herë të tretë në pyetje ish-zyrtarja e lartë e kabinetit “Ahmetaj”.

Burime bëjnë me dije se, Klosi ka rikonfirmuar në dëshminë e saj se nuk janë të sajat paratë e gjetura gjatë fazës së dytë të operacionit në banesën e Rozeta Dobit, e përkatësisht mbi 404 mijë euro të fshehura në tubin e aspirimit.

Ndërkohë që prokuroria mbetet e rezervuar në lidhje me konstatimet e deritanishme nga hetimet që po kryhen ndaj Klosit në kuadër të pasurisë.

Akuza e kryeqytetit ka shtrirë hetimet në deklarimet e pasurisë së Klosit, pronat ku është pronare apo bashkëpronare, mënyrën se si i ka siguruar si dhe për sigurimin e të dhënave nga sistemet bankare, nga të cilat ka kërkuar informacion.

Nga ana tjetër, nuk ka ende të dhëna nëse gjatë kontrollit në banesën e saj është gjetur ose jo diçka e dobishme për hetimin.

Paralelisht, veprime ka patur nga organi i akuzës së kryeqytetit edhe në lidhje me të pandehurit Rozeta e Havier Dobit, që ndodhen pas hekurave për vjedhjen e përvetësimin e paligjshëm të qindra-mijëra eurove dhe sendeve me vlerë.

Është pyetur Rozeta Dobi rreth shumës prej më shumë se 404 mijë eurove të gjetura në tubin e aspirimit dhe mënyrës se si janë përvetësuar, duke i kujtuar asaj edhe pozitat lehtësuese nëse shpreh bashkëpunim.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Vangjeli: Godina nr.19 në QS nuk u rindërtua kurrë, edhe pse u paguan 43 milion lekë

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Në datën 5 Mars 2025 aktivistët …

Leave a Reply