Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në fjalën e tij në 32-vjetorin e themelimit të PD në Durrës, se
diplomatë të korruptuar u vërsulën për të shkatërruar PD-në, por sot jemi më të fortë se kurrë.
“Kjo është përpjekje për të asgjësuar PD-në, por beteja me idealet është një betejë donkishoteske.
U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin. Sot jemi më të fortë se kurrë. Më të fuqishëm se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë.
Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike.
Nuk kishim para, nuk kishim pushtet. Nuk dispononim asgjë përveç idealeve tona.
Ne jemi e para parti kundër të cilës korrupsioni ndërkombëtar përdoret për ta shtypur atë. Diplomatë të korruptuar, u vërsulën për të shkatërruar PD-në.
Ja ku jemi, më krenarë se kurrë”, tha Berisha.