Berisha: Alternativa e PD do jetë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp deklaroi se, alternativa e Partisë Demokratike do jetë ‘zero tolerancë’ ndaj krimit të organizuar.

“Jam këtu, për të denoncuar edhe njëherë në emër të PD, mafien shtetërore dhe shtetin e mafies si një kërcënim madhor për shqiptarët, Ballkanin dhe Europën. Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në eksportues kryesor të krimit në Europë, të pasigurisë në Europë. Dhe pastaj, vërsulen kur të tjerët denoncojnë krimin shqiptar, i cili në fakt ka fytyrën e qeverisë shqiptare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe shpall publikisht se zero tolerancë ndaj krimit të organizuar do jetë alternativa e PD-së dhe e opozitës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Noka: Ron Yefet është pjesë e skemës mafioze, Rama e solli për punët e pista! KAYO po përdoret për trafik armësh!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të forta ndaj Edi Rama …

Leave a Reply