Deklarata e sinqertë e Korreshit: “Ne budallenjtë e Ali-Bashës” jemi duke çmendur njeri-tjetrin!

Ka devijuar sot, nga politika te humori e deri tek ironia e sarkazma, gjuha e deputetit demokrat Saimir Korreshi, në emisionin “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin.

Meqenëse “fusha” në të cilën Korreshi pranoi të luajë këtë mëngjes kërkon të jetë i hapur me qytetarët dhe në veçanti me demokratët që përfaqëson në parlament, deputeti që kërkon të jetë asnjëanës, e përshkroi me ca fraza pikante, lojën që po bën grupimi Alibeaj-Basha kundër Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar.

“Jo, s’na ka çmendur Rama, ne jemi duke çmendur njeri tjetrin!!!”- tha ai ndër të tjera. Ndiqini batutat që shkëmbyen sot Flavio dhe Korreshi lidhur me misionin e grupimit “Ali-Basha”.

Flavio: Z. Korreshi, nëse dikush ju pyet, nga demokratët për akuzat, për shërbimet që po i bën grupi Alibeaj, Ramës…

Korreshi: Po, shërbimet “qeveritare”.

Flavio:  Po shërbimet, drejtoritë, ca qoka… Është rrrogë dhe pension i ëmbël shumë, ai. Çështja është, nëse nuk e bën për para gjithë këtë shërbim ndaj Ramës …

Korreshi: … pse kaq budalla do të thuash ti?!

Flavio: ????

Korreshi: Hahahaha!

Flavio: Ka ndonjë shpjegim tjetër?!

Korreshi: Jo, s’ka! Ideja është …Kështu jam dakord me ju, kështu në pamje në jashtme, vetëm se ju e shikoni vetëm “ne, ne budallenjtë” e që quhemi “të Ali-Bashës”. Nuk shikoni që të gjithë jemi bërë kope budallenjsh! Ta them troç, ndaj…

Flavio: Renato Zero thoshte të çmendur, jemi të gjithë të çmendur, po a është ky rasti?

Korreshi:  Ky është rasti që të gjithë të çmendur, jemi të gjithë të çmendur!

Flavio: Pra, në vendin tënd, një i çmendur – të gjithë i çmend. Na çmendi Rama të gjithëve, po thoni.

Korreshi: Jo, s’na ka çmendur Rama! Ne jemi duke çmendur njeri-tjetrin! Rama, e di sa kollaj çmendet?! Me një të sharë – siç bëri Bujar Leskaj – ikën me të shpejtë ai! Dhe i mbush poturet!/ ar.sh/SYRI.NET

About Redaksia

Check Also

Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë sërish Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka …

Leave a Reply