Rama nuk shkon në Kuvend, Koreshi: Ku e keni atë palaço cirku?! Të vijë të japë llogari!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi ka shpërthyer në akuza ndaj Kuvendit dhe procedurave që u ndoqën javën e kaluar me votimet në seancën plenare, ndërsa nuk i kurseu sulmet ndaj Ramës. Ai tha se kryeministri duhet të ishte në seancë.

“Kryetare, lidhur me procedurën që ndodhin këtu di që në Konferencën e Kryetarëve keni vendosur që votimi të jetë elektronik. Votimet e radhës së kaluar ishin të turpshme, me kartona apo letra higjienike. Duhet të anulohet votimet e javës së kaluar. Komisioni vendosi që përjashtonte 5 deputetë, po pse jo të gjithë?

Ne ishim të gjithë atje. Ku është ai palaço sot? Të vijë të na japë llogari për ato lekët që ka dhënë, ai meriton që të quhet palaço cirku”, tha ai.
Nikolla: Thatë një të pavërtetë, është votuar gjithmonë sipas rregullores. Kështu është e vërteta dhe kështu ka ndodhur.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply