Shehu: Asnjë ligj nuk kalon pa folur për skandalin Rama-McGonigal!

Deputeti i PD, Trinan Shehu ka këmbëngulur për të kërkuar “Mocion me debat” në Kuvend për aferën e rëndë Rama – McGonigal, të cilën mazhoranca nëpërmjet kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, është hedhur në veprim për ta bllokuar me çdo kusht.

Shehu tha se, ky parlament nuk mund të diskutojë asgjë tjetër përveçse të hapë debatin me mocion.

“Procesverbali i paraqitur para nesh nuk është i saktë, ka mungesa të thella për ato që ndodhën javën e kaluar, duke filluar që nga mënyra krejtësisht kundër me rregulloren, pa një bazë, deri tek çështja e mohimit për mocion me debat dje deri tek ndërprerja e fjalës.

Ajo që ndodhi dje është pa dyshim ngjarje e shëmtuar, shkelje e rëndë e demokracisë; ju vazhduat në linjën e goditjes ë opozitës, të mohimit të fjalës së saj. Ky parlament nuk mund të diskutojë asgjë tjetër përveçse të hapë debatin me mocion. Pa u bërë ai debat për skandalin Rama – MCGonigal, për qëndrimin ndaj kryeministrit… Këto janë elementë që nuk pasqyrohet dhe edhe sot guxohen të mohohen, po kushdo që kërkon të krijojë të tjera skenare këtu kërkon të fshehë atë skandal që ndodhi”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

Skandali në Gardë/ 3 fuoristrada 968 mijë euro

Vazhdon vjedhja masive e taksapaguesve. Dokumengi tregon për blerjen e tre fuoristradave për Gardn e …

Leave a Reply