Berisha: Akt hakmarrës i Ramës ndaj Agron Shehajt, deputeti i kërkoi dorëheqjen

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas aksionit të policisë gjatë ditës së sotme në biznesin e deputetit Agron Shehaj në Tiranë. Berisha e cilëson këtë një akt primitiv të Edi Ramës ndaj anëtarit të kryesisë së PD, pasi ky i fundit kërkoi dorëheqjen e kryeministrit për shkak të përfshirjes në skandalin McGonigal.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Akt hakmarres primitiv i Edi Rames ndaj antarit te kryesise se PD deputetit Agron Shehaj. Të dashur miq, Edi Rama dhe ministri i familjes Çuçi, dy ditët e fundit kanë vërsulur policinë, narko-banditë me uniformë, në kontrolle pa asnjë mandat dhe asnjë motiv ligjor. Pra të poligjeshme në bizneset e tij, duke larguar nga mjediset e punës punonjësit dhe ushtruar terror psikologjik ndaj tyre.

Këto kontrolle janë kryekëput politike dhe vijnë si hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj deputetit të PD, Agron Shehaj vetëm e vetëm se ky i fundit i kërkoi haptas, pas “Rama-McGonigal Gate” në studion televizive dhe në Parlament, dorheqjen e tij të menjëhershme.

Partia Demokratiie dënon me ashpersinë më të madhe këto kontrolle anti-ligjore, banditeske, të urdhëruar personalisht nga Edi Rama, ministri i familjes së tij Çuçi, narko-bandit më uniformë, dhe garanton Edi Ramën se është e shpejtë dita kur do përgjigjet para ligjit, për aktet e tij të hakmarrjes së shfrenuar ndaj kundërshtarëve politik. sb

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply