Nga vizita historike e Presidentit Bush, deri te shpallja e Pavarësisë së Kosovës, Berisha publikon videon

Kryetari i PD dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka përshëndetur ndjekësit e tij në këtë 15 vjetor të krijimit të shtetit të Kosovës me një video me momentet festive nga shpallja e Pavarësisë.

Në videon e postuar në Facebook, Berisha ka nxjerrë momentet kur ish-Presidenti i ShBA-së Xhorxh Bush vizitoi Shqipërinë dhe vendosi që Kosova do të ishte e pavarur, si dhe momentet gjatë shpalljes së Pavarësisë.

“Mirëmëngjes miq, ju përshëndes me këtë video festive! #sb, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply