Makth balltik

Nga nëndetësja bërthamore “Belgorod” tek katastrofa e Nord Stream. Një përmbledhje e terroreve që gëlojnë në detin e kontestimit.

Të gjithë e njihnin si “Jon peshkatari” dhe e shikonin të dilte me varkën me motor duke sfiduar ujërat ngjyrë plumbi dhe shkumën gri, të kthehej në breg i lagur me një si likuid, ndërsa algat ngjitëse i rrëshqisnin mbi xhupin e dyllosur. Ja mbante për në dyqanin e tij përpara portit të vogël me një arkë me rombe, torsk (merluc nordik), harenga po të ishte sezoni dhe ndonjë ngjalë kur kalonin gjatë udhëtimit të çmendur drejt Detit të Sargaseve. Derikur banorët e pakët e Kivikut dhe shumë pushues vere nuk zbuluan papritmas se ishte bërë “Jon kasapi”. Vazhdon të shesë ndonjë peshk herëpasëhere, por sidomos bisteka, copëza të majme qingji, ndonjë kofshë gjeldeti. “Si ka mundësi Jon?”, habiten klientët sezonalë. “Nuk ka më asgjë për të peshkuar”, përgjigjej ashpër dhe i dorëzuar, duke shtuar: “Östersjön, detin e lindjes siç e quajmë ne, ka vdekur. Shumë pisllëqe. Mbeturina kimike, skorie bërthamore dhe nëndetëse ruse”. Po, e hedh aty, por për të kanë qenë rusët ata që kanë shfarosur faunën hitike, jo tani, por gjatë gjithë këtyre viteve që kanë lëvizur të pashqetësuar për të spiunuar dhe provokuar, duke i hedhur mbeturinat e tyre drejt brigjeve. Qarkullojnë raporte kapriçioze mbi substancat toksike, nga nafta tek mineralet radioaktive, në një det të brendshëm që ka rindërrim të pakët pasi midis ishujve daneze korrentet atlantike bllokojnë ata të jugperëndimit. Mjegullat e Balltikut prej kohësh kanë eksituar mijëra ëndërra. Österlen, në juglindje të rajonit Scania, përgjatë brigjeve jugore, konsiderohet, me paksa imagjinatë, Riviera sudeze prej klimës më të mirë e më të thatë (pak javë, por ato që duhen) dhe për një mjedis njerëzor që francezët do ta quanin Bo-Bo, borgjez dhe bohémien. Shkrimtarë, piktorë, aktorë e regjisorë të famshëm, diplomatë, kanë ndërtuar apo blerë shtëpi të mëdha me pamje nga deti ku kalojnë çdo moment të zhvatur suksesit, jetës frenetike të Stokholmit, udhëtimeve nëpër botë. Bregu me rërë paraqet plazhe të mëdha të bardha dhe të freskëta, ndërsa nëpër shpatulla kodrina të valëzuara të kujtojnë më shumë sesa Provansën, jugun e Anglisë apo veriun e Gjermanisë dhe të Danimarkës. Përgjatë plazhit ngrihet një zinxhir me bunkerë sot bosh, por të gatshëm për të pritur ndonjë ushtar si gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viteve më të këqija të Luftës së Ftohtë, të vëmendshëm për të spiunuar lëvizjet e Ivanit, rusit me emër, kundërshtarit të përhershëm. Duke shikuar drejt përpara shtëpisë ku ka konsumuar shumë sezone, mund të imagjinohet Lituania dhe pak më në jug Polonia. Miq që kanë të ardhura të mira në njërin prej 24000 ishujve që mbrojnë Stokholmin, ruajnë në fakt rrugën e rrezikshme drejt Shën Petërsburgut. Kontrolli i arqipelagut konsiderohet thelbësor. Tani janë marinsat suedezë, që pas vendimit për të aderuar në Aleancën Atlantike, operojnë në bashkëpunim të ngushtë me amerikanët dhe finlandezët.

Kanë filluar në ishullin Utö, më lindori që rusët pushtuan në vitin e largët 1719 kur në Moskë ishte Pjetri i Madh, idhulli i Vladimir Putinit. “Le t’i dërgojmë Rusisë një mesazh të qartë: po rrisim kapacitetin tonë operativ dhe efikasitetin tonë”, tha koloneli Adam Camel, komandant i Regjimentit të I të Marinsave. Mbrojtja dhe kontrolli i ishullit është vendimtre, duke filluar nga më i madhi dhe më i militarizuari, Gotlandi, nga ku sipas traditës, do të ishin emigranëtët e tmerrshëm gotë që çanë limesin romak. Danimarka, Suedia, Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Gjermania, fuqitë që prej shekuj kanë kontestuar Balltikun, sot e rrethojnë dhe e mbrojnë nga Rusia nën ombrellën e NATO.  Janë në alarm edhe radikal shikët e Österlen. Retë e gazit që janë çliruar dy javë më parë nga Nord Stream ka kaluar edhe nga aty. Jo shumë larg është ishulli Bornholm që i përket Danimarkës. Shkohet shpesh në verë, duke u nisur me traget nga Ystad, i bërë i njohur nga shkrimtari Henning Mankell prej aventurave të komisarit Kurt Wallander. Duhen 80 minuta dhe ende sot mund të blihen pije alkolike pa limit sudeze pasi danezët janë më liberalë. Të paditur, fshatarët nuk e dinin se çfarë bombe kalonte në këto ujëra pak të thella. Tani sharmi është prishur, askush në Suedi nuk mendon më për mosangazhimin që i ka mundësuar vendit t’i mbajë këmbët në shumë anë për mbi një shekull, duke i garantuar paqen, por jo për të ndenjur vërtet larg nga luftërat. Përleshja e fundit e armatosur i përket 1814 kur Jean-Baptiste Bernadotte, gjenerali i Napoleonit i kurorëzuar mbret, ja mori Norvegjinë danezëve.

Jashtë konfliktit të parë botëror, gjatë të dytit kurora e tërhequr nga Gjermania hitleriane dhe qeveria socialdemokrate për nga padija, i mundësuan Vermahtit ta kalonte vendit për t’i kapur nga prapa norvegjezët. Edhe kur në dimrin e 1939 Stalini pushtoi Finlandën, trupa vullnetare suedeze u bashkuan me ato finlandeze, por ushtria qëndroi larg. Në periudhën e pasluftës Suedia ka marrë pjesë në operacionet e OKB, pas 11 shtatorit 2001 një kontigjent u dërgua në Afganistan, megjithatë opinioni publik mbeti paqësor dhe kundër aderimit në NATO. Pastaj ka ardhur rizgjimi i papritur. Kthesa suedeze është thelbësore sepse nuk ka dyshim që vendi mbetet më i rëndësishmi dhe më i fuqishmi i të gjithë zonës balltike në planin industrial dhe ushtarak. Polonia është më e populluar, por më pak e zhvilluar. Të tjerët janë edhe më të pasur si Danimarka, por nuk kanë as të njëjtën masë, as fuqi zjarri. Nga ana tjetër, Suedia ka qenë prej shekujsh një fuqi perandorake që e ka ushtruar pikërisht në “Mesdheun e veriut” hegjemoninë e saj. Në 1/3 e Finlandës flitet suedisht. Norvegjia është e pavarur vetëm nga 1905. Kur Gustav Vasa mori kurorën në 1523 dhe më pas aderoi në luteranizëm, trupat suedeze u bënë palca e ushtrive protestante deri më 1648 me Paqen e Vestfalisë. Dinastia Vasa e ruajti dominimin e saj në brigjet lindore të Balltikut, duke u angazhuar në një konflikt të vazhdueshëm me Moskën dhe të thuash se qenë sudezeët ata që lindën Dukatin e Kievit që sipas Putinit do të ishte pararendësi i nënës së madhe ruse. Për një paradoks të historisë, Rus’i është si popullsitë sllave e nguluara përgjatë Dnieprit që i quanin këta gjigandë biondë që zbrisnin nga veriu me anijet e tyre të lehëta të armatosura me sëpata, shpata të gjata dhe mburoja prej druri për të mbrojtur tregëtarët që shkëmbenin peliçet me grurë.

Romakët nuk kanë arritur kurrë në brigjet e Balltikut, edhe pse Plini i Vjetër fliste për Baltian, ishullin legjendar e rrethuar nga një det i njohur si Suebicum (nga këtu Suedia) për të cilën shkroi Taciti tek Agricola dhe Germania. Në një ekspozitë arekologjike të viteve më parë në Malmö, qyteti kryesor i Scania, gjurmët e Romës qenë sidomos monedha argjendi të fituara duke shkëmbyer qelibar, peliçe dhe flokë biondë grashë të vlerësuara për parruket e grave të martuara. As helmeta, as grushtore, as shpata romake. Ka qenë “loja e shkëmbimeve” ajo që ka sjellë mirëqenie dhe qytetërim mezi plaçkitësve vikingë që dominuar veriun nga viti 700 deri në 1100 pas Krishtit që u zransformuan në tregëtarë. Pjesë e mirë e Mesdheut u dominua nga lidhjet e qyteteve të lira të lulëzuara nën plogështinë Perandorake Romake – Gjermanike. Hansabund, më e fuqishmja, bashkonte Flandrën, Gjermaninë veriore, pjesë të Skandinavisë, me marrëveshje tregëtare dhe nganjëherë edhe ushtarake. Kalmari në juglindje të Suedisë, ku në 1397 u firmos Unioni me Norvegjinë i zgjatur deri në 1520, ishte pikënisja drejt tokave të dhëna nga perandori Federiku i II Kalorësve Teutonë të kthyer nga kryqëzatat, një shtet murgor që nga Prusia aktuale shkonte deri në Livoni e në Estoni, ku shfaqej me pretendim gjithnjë e më të madh Principata e Moskës. Fitorja e Aleksandr Nevskijt, zotëri i Novgorodit në 1242 kundër teutonëve, danezëve dhe livonianëve në “Betejën e Liqenit të Akullt” – e rindërtuar në mënyrë mjeshtërore nga Sergej Ejzenštejn (i lindur në Rigë të Balltikut) në filmin e tij të 1938 – kishte krijuar një ekuilibër pakashumë të paqëndrueshëm, i prishur nga Ivani i IV i quajtur i Tmerrshëm, i pari që u quajt Car dhe që shpalli Moskën “Roma e Tretë”, trashëgimtare e Kostandinopojës. Megjithatë, as ai nuk arriti të hapë një port rus në perëndim. Anijet e pakta që mbesnin ende të ankoruara në Arkangjel në Detin e Bardhë, të bllokuara nga akulli shumë muaj në vit; për të bërë rrugë drejt Europës duhet të kalonin Detin Barenc dhe Oqeanin Arktik. Akoma sot është baza kryesore detare, edhe ushtarake, nga aty bën ecejaken nëndetësja e tmerrshme bërthamore Belgorod që mund ta arrijë Balltikun nëpërmjet kanalit të ndërtuar në 1933. Dalja në deti i detyrohet Pjetrit të Madh.

I apasionuar pas anijeve, qe ai që ndërtoi (kësaj radhe me duart e tij, të pajisura me sopatë që e përdorte me forcë dhe me mjeshtëri) flotën e parë ruse dhe, me fushatën e Azovit kundër tatarëve, fitoi një avampost drejt Krimesë dhe Detit të Zi. Espansionizmi pjetrin e alarmoi Mbretërinë e Polonisë dhe Dukatin e Madh të Lituanisë që përfshinte një pjesë të mirë të Ukrainës e ndarë midis Habsburgëve, Khanatit të Krimesë, polakëve dhe lituanezëve. I kthyer në atdhe pas udhëtimeve të tij në Europën Veriperëndimore që e çuan deri në Angli dhe e konsolidoi pushtetin falë disa gjakderdhjeve të frikshme, Pjetri u hodh në fushatën për t’i marrë Suedisë kontrollin e Östersjön. Qenë 20 vite beteja me rrotullime aleancash që përfshinë edhe Perandorinë Osmane. Lufta e Madhe e Veriut, siç u njoh, përfundoi më 1721, Rusia siguroi Ingrinë suedeze, Estoninë suedeze, Livoninë dhe pjesë të Karelisë; në këmbim të 2 milion riksdalerëve, taleri mbretëror, monedha zyrtare përpara adoptimit të koronës më 1873, dhe hoqi dorë nga Finlanda, përveç disa territoreve përreth Shën Petërsburgut që nga 1712 ishte bërë kryeqytet, por Stokholmi dhe Moska do të mbesin gjithmonë armike. Për fuqinë suedeze filloi një fazë tërheqjeje nën presionin prusian të dinastisë Hohenzollern dhe të rusëve veçanërisht nën careshën Katerinë.

Duke përgatitur revolucionin, Lenini stacionohej midis Stokholmit dhe Helsinkit ku merrte çanta të mbushura me marka që ia dërgonte Stalini, frut i rrëmbimeve dhe i shantazheve ndaj Bakusë, qyteti petrolifer ku operonte duke vënë nën gjuajtje herëpasëhere rafineritë e familjes Rothschild e të Nobelëve. Gjatë Luftës së Ftohtë, Suedia u bë vendi i takimeve diplomatike dhe i kryqëzimit të spiunëve e dytë vetëm në Berlin dhe kokë më kokë me Vjenën. Ndërsa i gjithë bregu jugor i Balltikut ishte pjesë përbërëse e Bashkimit Sovjetik, që me regjimet kukull të Polonisë dhe të Gjermanisë Lindore, që i kishte zgjatur kthetrat e tij deri në zemër të Europës. Çlirimi në 1991 qe i dhunshëm dhe i përgjakshëm. Vjen për mbarë të kujtohet se pse debati publik në Itali, në mediat dhe në kafenetë e Montecitorio, duket se nuk e njeh apo se e ka harruar. Ashtu siç survejon mbi rastin skandaloz të Kaliningradit. Pse është lënë një pykë bërthamore midis Polonisë dhe Lituanisë? Mbi bazën e një kompozimi etnik të imponuar nga rusët që nga 1945 e këtej kanë asgjësuar jo vetëm gjermanët, por edhe polakët, lituanezët, hebrenjtë që prej shekujsh popullonin Königsberg? Perëndimi i korruptuar dhe plaçkitës kundër të cilit shpërthen Mad Vlad, mbylli njërin sy ashtu siç vërejti i preokupuar, por nga larg, atë që ndodhte në vendet balltike. Më 23 gusht 1989, kur ende Muri i Berlinit nuk kishte rënë, rreth 2 milion njerëz, çereku i të gjithë popullsisë së atyre që quheshin republika socialiste sovjetike, formuan në zinxhir njerëzor të pandërprerë prej 600 kilometrash, duke u nisur nga Talini në Estoni, duke u lidhur me Rigën në Letoni dhe duke shkuar deri në Vilnius të Lituanisë. Me Rrugën Balltike, siç u quajt, ata popuj lëshonin një ulërimë lirie 50 vite pas traktatit Ribentrop – Molotov që i ishte vendosur nën zgjedhën sovjetike. Kërkonin një pavarësi sa më pak ekonomike, ajo politike u poq vitin e ardhshëm.

Në shkurtin e 1990, zgjedhjet legjislative sovjetike në Lituani sollën në pushtet me një mazhorancë prej 2/3 nacionalistët e mbështetur nga Sajudis (“Lëvizja”), organizata indipendentiste e themeluar nga Vytautas Landsbergis. Më 11 mars, Sovjeti Suprem Lituan shpalli pavarësinë, më 17 prill rusët bllokuan vendin. Më 12 maj drejtuesit politike e tre republikave firmosën një deklaratë të përbashkët të njohur si Mirëkuptimi Balltik. Moska filloi negociatat me kusht që të ngrinin deklarimet e pavarësisë. Përballë refuzimit, Rusia u përgjigj sipas zakonit të saj: duke dërguar trupat. Shpërthyen revolta kudo, në atë që u quajt masakra e Vilniusit midis 11 dhe 13 janarit 14 manifestues u vranë dhe 140 u plagosën. Në fund, tanket e lanë qytetin. Kur më pas, më 21 gusht krahu i egër i Partisë Komuniste që po vdiste tentoi një grusht shteti në Moskë, estonezët shpallë pavarësinë. Pak kohë më pas parashutistët sovjetikë u ulën mbi kullën televizive të Talinit, por po atë ditë edhe Parlamenti letonez votoi për pavarësinë, tashmë zinxhiri njerëzor i 1989 ishte bërë një valë e pandalshme. Më 27 gusht Komuniteti Europian e priti me favor rivendosjen e sovranitetit të shteteve balltike. Bashkimi Sovjetik i njohu faktin e kryer me 6 shtator 1991, por trupat ruse mbetën akoma atje: në Estoni u larguan pas heqjes dorë nga kontrolli i strukturave bërthamore në Paldiski më 26 shtator 1995, në Letoni ushtari i fundit sovjetik e la Skrunda-1, bazën ushtarake sovjetike, në tetorin e 1999, duke shënuar kështu fundin simbolik të pranisë ushtarake ruse. Vladimir Putini, që prej 3 muajsh kryeministër, asistoi i pafuqishëm ndaj “tragjedisë më të keqe gjeopolitike të historisë”, duke medituar hakmarrjen dhe vendet balltike kërkuan që të aderojnë në NATO. Vetëm kokëtrashët mund të trajtohen sot si provokatorë, pasi që për 55 vitesh qenë dominuar, rusifikuar, të fshirë nga koncerti i kombeve, e megjithatë kokëboshët nuk mungojnë kurrë.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të …

Leave a Reply