Berisha: Spiro Koleka kërkoi të përdoreshin tanket kundër studentëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Spiro Koleka kërkoi të përdoreshin tanket kundër studentëve. Ai tha se, në ‘90-ën, shqiptarët kudo që jetonin në Ballkan, jetonin të pushtuar.
“Revolucioni ynë ishte edhe revolucion i interesit kombëtar.
Në ‘90-ën, shqiptarët kudo që jetonin në Ballkan, jetonin të pushtuar. Në Shqipëri të pushtuar nga një regjim i egër barbar, në Kosovë nga serbët e kështu me radhë.
Por ne deklaruam se ylli polar i këtij revolucioni do jetë çështja kombëtare. Natyrisht me këtë deklaratë, ne morëm zemërimin e të gjithë atyre, të cilët kishin shfrytëzuar, mbanin të pushtuar trojet shqiptare.
Ndaj dhe e them këtu se ndër lëvizjet paqësore të këtij kombi, ky ishte revolucioni më i ndritur dhe fitimtar.
Data 11 dhjetor, sheshi i Qytetit Studenti ishte plot me qytetarë. Të gjithë prisnin çfarë vendimi do të marrë plenumi i Komitetit Qendror, do pranojë ultimatumin tuaj apo jo? Do i pranojë pikat apo jo?
Plenumi u mblodh. Në plenum pati anëtarë progresistë, që morën anën e studentëve, anën e pluralizmit. Por pati të tjerë që bënë thirrje hapur për tanke e armë kundër studentëve. Në krye të atyre që kërkuan tanke dhe armë ndaj jush ishte xhelati Spiro Koleka.
E përdor termin xhelat se po qe se marrim diktaturën, në njërën anë janë të përndjekurit, martirët, rezistentët, por nga anën tjetër janë xhelatët e tyre, që i çuan ata në burgje, kampe apo skuadra të pushkatimit. Ky është realiteti.
Sot mund të duket shumë i ashpër termi xhelat, por term tjetër nuk mund të ketë.
Ramiz Alia iu përgjigj duke i thënë se ata kërkojnë kokën time, jo tënden Koleka. Nuk vendosën të përdorin tanket, por pranuan ultimatumin tuaj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Rama do të merret në pyetje nga drejtësia amerikane”/ Gazetarja: Ka hetime për disa afera

Moderatorja e emisionit “Oponencë” në News24, Anduena Llabani, ka bërë një paralajmërim të fortë dhe tronditës …

Leave a Reply