Analisti Fatos Lubonja ka mbështetur sot protestën e pedagogëve që po zhvillohet përpara Universitetit Politeknik në Tiranë, duke mbajtur një fjalim që tërhoqi vëmendjen. Lubonja iu drejtua pjesëmarrësve duke zgjedhur një fakt domethënës për shqiptarët, që doli në dritë nga një sondazh europian:
“Të them të drejtën e kam të vështirë sepse për një kohë kaq të gjatë jeni përpjekur për ta ndryshuar për mirë këtë Shqipëri dhe kam përshtypjen se kemi arritur në fund fare, – tha ai. – Do ta filloja me një të dhënë që sapo e kam lexuar para nja dy tre ditësh se besoj se ka të bëjë shumë me temën që ka na mbledhur në këtë vend.
Është një qendër studimesh për vlerat evropiane, që ka bërë një studim nga viti 2017 deri në vitin 2022 që mbi një temë, mbi një pyetje që i është drejtuar gjithë vendeve europiane, popujve. Pyetje shume thjeshtë por shumë e rëndësishme: sa duhet të besojmë te tjerët? Si mendoni ju, duhet të besojmë tek të tjerët apo s’duhet të besojmë?!
Dhe përgjigja ishte vërtet tronditëse për rastin shqiptar, sepse në krye të listës ishte Danimarka me 77% të listës që thoshin se duhet të besojmë tek të tjerët, pastaj Norvegjia dhe këto vendet nordike dhe e fundit fare ishte Shqipëria me sa thoni ju?! Me vetëm 2.8% që besonin tek të tjerët!
Është ky treguesi më i tmerrshëm i asaj se ku jemi katandisur. E si të mos katandisesh kështu kur ke një Kryeministër, i cili kur i thonë që nuk kemi punëtorë, siç i tha një biznesmen në Shkodër, i është përgjigjur: Unë të këshilloj të marrësh bangladeshas!”