Përfundon epoka Klopp? Në Angli “tallen” me Liverpool

Përmbysjet në futboll nuk janë një histori e panjohur, por ky nuk duket rasti i Liverpool, është thuajse e pamundur që ky ekip të fitojë brenda në “Bernabeu” me 3 gola diferencë. Të kuqtë po kalojnë momentin më të vështirë që nga dita kundër në “Anfield” zbarkoi Jurgen Klopp. Champions League ishte “varka” e fundit e shpëtimit për të mos mbyllur sezonin që në shkurt, por ky duket një përfundim i pashmangshëm.

Pas humbjes së rëndë kundër Real Madrid, mediat angleze shkruajnë se ky është fundi i epokës Jurgen Klopp. Dorëzim total, shkruan The Times në faqen e parë. “Turpërim”, ishte titulli i përzgjedhur nga Daily Mail.

Në një situatë jo shumë të mirë ishte dhe Real Madrid, por kjo fitore me “manita” në Champions zbut atmosferën: “Nate magjike”, shkruan Marca. “Në qiell”, ishte titulli i përzgjedhur nga AS.

About Redaksia

Check Also

100 gjilpëra për të fituar titullin e parë të madh!

Nga Erik Peters, BILD A do t’ia qëllojë ai këtë herë? Nesër në Berlin, kapiteni i …

Leave a Reply