Pedagogët nuk tërhiqen nga kërkesat, thirrje studentëve t’u bashkohen në protestë

Pedagogët kanë dalë në protestë ditën e sotme para Universitetit Politeknik të Tiranës, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Duke folur nga podiumi, një pedagoge ka theksuar se atyre nuk u mbetet një tjetër veçse që të bojkotojnë mësimin. Po ashtu ajo ka theksuar se qeveria ka plotësuar pjesërisht një nga kërkesat e peticionit.

“Qeveria plotësoi pjesërisht vetëm një nga kërkesat e peticionit, që ishte rritja me 7% të pagës. Ndërsa pjesa tjetër u la në dorë të Universiteteve. Ajo pjesë duhet të shkojë në shërbime të studentëve. Stafi tjetër nuk e merr dot shtesën prej 8%, pasi nuk paracaktohet. Me të drejtë Sindikata kërkon një ligj të veçantë për këtë. Rritja e pagës për vjetërsnë në punë nuk është zgjidhur ende. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vjeshtën e bojkotimit, ta bëjnë pranverën e bojkotimit”, tha një pedagoge.

“Duam rritje page, dhe të rritet buxheti për arsimin”, thanë pedagogët. Mes të tjerash ata iu bënë thirrje studentëve që t’i bashkohen tubimeve të tyre, për një kauzë të përbashkët.

About Redaksia

Check Also

SHBA nxin Ramën: Korrupsioni dhe paratë e drogës mbizotërojnë në Shqiperi

Një raport i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion …

Leave a Reply