Të enjten ora 10.00 do të protestohet para Parlamentit

Protesta e radhës e Partisë Demokratike para parlamentit do të zhvillohet të enjten më 23 shkurt.

Lajmin e bëri të ditur deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili tha se vendimi u mor ditën e sotme nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka shanse që t’i mbyllë gojën opozitës.

“Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike vendosi: Protestat do të vazhdojnë! Thirrje qytetarëve për protestën e radhës ditën e Enjte, para Parlamentit, ora 10:00! Liri pa fjalë të lirë nuk ka! Edi Rama nuk ka shans t’i mbyllë gojën opozitës!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Noka në FB.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply