Meta: U thirra në SPAK për një çështje që aktivizohet sa herë Rilindja është në krizë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli për mediat pasi doli nga Prokuroria Speciale, SPAK. Meta tha se ishte thirrur për një çështje që përsëritet sa herë PS është në krizë. “Kam pasur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje ët filluar kryesisht që në vitin 2019. Me çfarë kuptova, me burime të hapura, portale. Por kjo nuk është e rëndësishme që t’u sqaroj unë.

Kam pasur shumë pritshmëri që SPAK të ishte lider i vërtetë në luftën kundër korrupsionit, sidomos ndaj zyrtarëve të lartë. Sa herë të ftohesha, do vija më shumë kënaqësi për t’i ndihmuar për çdo çështje që mund t’i ndihmoj. Janë më dhjetëra kallëzime të mia, edhe si president, për çështje konkrete dhe të veçanta, për ligje me porosi, apo për denoncimin e Kuvendit që falsifikoi firmën e ish-kryetarit të Kuvendit në procesin për shkarkimin e presidentit.

Sot, kishte të bënte me çështje të CEZ dhe CEZ-DIA. Me këtë rast, është një çështje që është përsëritur dhe stërpërsëritur dhe aktivizohet sa herë Rilindja është në krizë. Unë jam i detyruar për të treguar sjelljen time prej qytetari ndaj drejtësisë. I jam përgjigjur me shumë qetësi dhe durim për t’i ndihmuar si një deklarues që kam dijeni rreth rrethanave të caktuara,” tha Meta.

“Mendoj se kam dhënë sqarime shteruese që në vitin 2015, kur kjo çështje është hapur për herë të parë në publik nga një kolege e juaj që manipulonte të dhënat e arbitrazhit në Vjenë. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e CEZ se kam qenë në opozitë. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA, se ajo është bërë në kohën kur nuk kam qenë ministër i Ekonomisë,” theksoi kreu i PL.

“Nuk ekziston asnjë akt apo dokument që Ilir Meta të ketë favorizuar dikë. Nuk ka asnjë akt apo fakt, ndaj nuk jam i shqetësuar. Madje të gjitha aktet dhe faktet tregojnë se Ilir Meta në detyrë ka zbatuar vetëm ligjin në interes të publikut,” tha Meta.

Sipas tij, udhëzimet për këto hetime janë dhënë nga Edi Rama dhe Endri Fuga. Sipas tij, është pikërisht Endri Fuga që kontrollon portalet prej nga ka nisur hetimi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply