Berisha: SKAP-i i partisë është një seksion juridik i PS, nuk heton!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një prononcim për mediat tha se, SKAP-i i partisë është një seksion juridik i PS-së.
“Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh gjer më sot. Merrni ju për një moment, është kryer një veprimtari e paparë në shekuj, mafioze, nga Edi Rama, këshilltari i tij personal, Dorian Duçka, miku dhe po këshilltari i tij, Agron Neza, të cilët kanë dhënë një ryshfet një njeriu me një post më kryesor në botë për sigurinë, për të hetuar PD-në.
Kjo mjafton, po të kishte integritetin më minimal një nga ata prokurorë për t’i hapur çështje dhe për t’i vënë prangat në duar. Akti i tij, që i fut thikë pas shpine partnerit tonë strategjik, Enver Hoxha po të ngrihej nga varri, do e shpallte hero për aktin e tij.
Ky njeri kryen një akt më antiamerikan se askush tjetër në Europë dhe SPAK hesht në një kohë kur abazhurët dhe muret e restoranteve të Tiranës, nga njëri cep në tjetrin, dëshmojnë dhe flasin për gjobat që lejtnantët e Edi Ramës, Duçka dhe Neza të drejtuar nga McGonigal vendosnin ndaj biznesmenëve.
SPAK nuk heton, nuk ekziston”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply