Meta: Rama çoi në burg Lefterin, tani e ka rradhën Ahmetaj

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu bashkua protestës së sotme të opozitës që po mbahet para parlamentit. Ai mori fjalën duke thënë se kryeministri Edi Rama me sektin e tij i ka bërë më shumë dëme këtij vendi sesa pushtuesit.

Sipas tij përjashtimi i deputetëve të opozitës nuk ka shpjegim, duke shtuar se Rama mund të japë urdhër që të përjashtohen të gjithë deputetët e PD nga Kuvendi, pasi edhe një deputet i vetëm e tmerron nga e vërteta.

Meta: Së bashku me sektin e tij që i ka bërë dëme këtij vendi më shumë se pushtuesit e huaj. Ky sekt bastardësh vetëm dëmë i ka bërë vendit dhe interesit tonë kombëtar. Ju e dini shumë mirë, duhet t’u themi se si shpjegohet që përjashtohet Spaho e Shehu, tërë ato gra të nderuar për një fjalë goje. Sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, e ka uzurpuar PS, ndaj Shqipëria sot vuan nga meritokracia.

Mos u habisni që të japëurdhër ky që të mos ngelet asnjë deputet i opozitës në parlamant se dhe një i vetëm e tmerron nga e vërteta. Kërkon që ti përzërë shqiptarët ose t’i nënshtrojë. Këtë e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm.

Ai është mësuar që t’ua fusë shokëve, ksështu ia futi Lefterit dhe tani Ahmetajt. Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin, që të vendoset pluralizmi. Një përshëndetje për doktorin dhe pasionin e tij.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply