Fushatë burosjesh në PS. Rama prej kohësh ka nisur spastrimet e atyre që nuk kanë ndarë si duhet aferat me të dhe tani ai ka nisur hakarjen. Pas Tahirit, Kokës, tani rradhën duket se e ka Ahmetaj për të skuar drejt burgut. Ahmetaj ka deklaruar sot se Rama i ka ndërsyer mercenarë për ta sulmuar publikisht për aferën e inceneratorëve. Ai ka shkuar më tej duke paralajmëruar se do të flaës publikisht për këtë aferë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj ka folur në lidhje me akuzat e opozitës dhe medias ndaj tij lidhur me dosjen e inceneratoreve.
Në një komunikim të shkurtër për mediat, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për “akuza mercenarësh”.
Ish-ministri tha se ajo çfarë ka ndodhur me atë është se ka humbur 4 kg nga palestra. Ahmetaj tha se do t’i përgjigjet këtyre akuzave sot në mbrëmje. “Çfarë ka ndodhur me mua?! Kam humbur 4 kg në palestër, kjo po ndodh me mua.
Sa i përket akuzave, duroni, sot në darkë do t’i sqaroj. Janë akuza mercenarësh”, u shpreh Ahmetaj.