Berisha: Banorët denoncojnë Ymer Çorapen se kërkon t’u marrë ujin për biznesin e tij (Video)

Për interesat e veta financiare dhe zhvillimin e biznesit të tij, një gazetar –mercenar i Edi Ramës nuk e ka problem t’i fusë në konflikt dhe bashkëfshatarët e tij në Tepelenë. Fjala është për Mero Bazen, njëherësh biznesmen, që ka ndezur gjakrat e banorëve të Peshtanit dhe të Mezhgoranit sepse kërkon t’u marrë ujin.

Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka denoncuar me video, grindjen e fortë që ka shpërthyer midis një firme që do të kryejë punimet dhe banorëve të Mezhgoranit, që s’e lejojnë t’ua grabisë ujin.

Postimi i kreut të PD, Berisha

Stop terrorit policesk ndaj banorëve të Mezhgoranit.

Banorët denoncojnë Ymer Çorapen se kërkon t’u marrë ujin për biznesin e tij. Për lëpirjet e tij ndaj Edit, ky i fundit mobilizon narkobanditë, kundër banorëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën Rama-Baze ndaj banorëve dhe mbështes fuqimisht protestën e tyre të ligjshme.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Doktor, një qytetar nga fshati Mezhgoran më dërgoi një denoncim që bën fjalë për përpjekjet e marrjes së ujit të fshatit (për të cilin ata denoncojnë se bëhet fjalë që në këtë aferë është edhe Meri Baze, i cili ka fshatin e tij përballë Mezhgoranit dhe se ç’bën një biznes atje. Kjo dëgjohet edhe në këtë video të përmendet nga banorët.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply