Tragjedia në Greqi, Shehu: Solidaritet të plotë me shtetin fqinj!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas tragjedisë në Greqi, ku u përplasën dy trena.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Shehu ka shprehur keqardhjen për aksidentin, ku kanë humbur jetën 32 pasagjerë dhe 85 janë plagosur.

“Keqardhje e thelle për aksidentin hekurudhor ne Greqi. Fatkeqesisht ky aksident i rende afer Larissa i ka kushtuar jeten mbi 32 pasagjereve e plagosur dhjetra te tjere.

Nje pjese e madhe jane studente. Ngushellimet me te sinqerta per jetet e humbura e sherim te shpejte per te demtuarit.

Solidaritet te plote me shtetin grek ne te gjitha perpjekjet, qe po realizohen per te kontrolluar e kufizuar demtimet!”, ka shkruar Shehu.

About Redaksia

Check Also

Wikipedia: Administrata e Presidentit Trump hoqi përcaktimin non grata për Berishën dhe familjen e tij

“Wikipedia” Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sanksione, si gruaja, djali dhe …

Leave a Reply