Kalaja: Dokumenti i dorëzuar në KQZ nga Alibeaj është fals!

Avokatja Ardiana Kalaja ka denoncuar mbrëmjen e sotme në ‘Task Force’ falsifikimin e bërë nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj në dorëzimin e dokumenteve në KQZ për tu regjistruar. Kalaja ka zbuluar një autorizim të lëshuar nga Lulzim Basha në emër të Alibeajt në shtator të vitit 2021, kur ai ishte kryetar i PD-së dhe Kuvendi i 11 dhjetorit as nuk kishte ndodhur.

“Që kur doli dokumenti dje, vetë PD e denoncoi si dokument të falsifikuar dhe që nuk ka pasur asnjë lloj mundësie efektive nga 2022 dhe të përdorej ditën e fundit të regjistrimit të partive për zgjedhjet, në KQZ.

Gjykata e Tiranës në vendimin e saj të 22 prillit 2022 që pranon ankimimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që ka njohur Kuvendin Kombëtar të dhjetorit 2021, gjykata thotë se mua ankimuesi, ose kërkuesi ka ardhur me një autorizim të shtatorit të 2021. Jemi 6 ditë pas përjashtimit të zotit Berisha, nuk kishte ndodhur Kuvendit, as vendimi i gjykatëses Blerina Muçi. Jemi në shtator 2021, ndërsa kërkesa e Alibeajt për ankimimin është në 4 prill 2022.

Në Shtator të vitit 2021, kryetari nuk kishte arsye të jepte dorëheqjen dhe nuk kishte arsye të delegonte detyrat nënkryetari.

Nëse nuk do të kishte dashur, nuk do ta bënte autorizimin në 15 Shtator të vitit 2021 dhe të shkonim ne në mars të vitit 2022, që ai të jepte një autorizim tjetër për të parashikuar zgjedhjet e ardhshme.

Kur ka shkuar dosja e Kuvendit të korrikut në gjykatë, dokumentat në gjykatë kanë shkuar me firmën e ish-sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Kurse ankimimi ka shkuar me firmën e Enkelejd Alibeajt”, u shpreh Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të bashkohemi për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri dhe fitoren e opozitës

Kreu i PD, Sali Berisha i cili mbajti fjalën e tij përpara protestuesve kundër arrestimit …

Leave a Reply