Mobesim në Berlin

Ministrja e Jashtme Baerbock kundër kancelarit Scholz. Qëndron Ukraina, por edhe karaktere të ndryshme. Ja posti i lojës.

Rivalitet, konkurrencë, konflikt i hapur: prej kohësh në Berlin fërkimet midis ministres së Jashtme të gjelbër dhe kancelarit socialdemokrat janë nën vëzhgimin e mediave, që pavarësisht konsideratave gjeostrategjike dhe makropolitike (lufta në Ukrainë dhe reperkusione ekonomike), nuk mund të mos certifikojnë se midis Annalena Baerbock (42 vjeçare) dhe Olaf Scholz (64 vjeçar) është në zhvillim një luftë nëntokësore që rrezikon të kompromentojë politikën e jashtme dhe destabilizojë statikën e qeverisë. Kush vendos në politikën e jashtme? “Kush është kuzhinieri dhe kush kamarieri?”, pyet e përjavshmja “Focus”, tensione dhe kontraste i shkojnë për shtat vetëm Rusisë dhe Kinës. “Scholz dhe Baerbock grinden për linjat e politikës së jashtme: sa është e thellë grindja dhe çfarë ka prapa arratisjeve në përpara të ministres së Jashtme?”, komenton një analiste në T-Online. Për ta përkufizuar kontrastin midis të dyve, “Der Spiegel” përdor një imazh drastik: “mace e ngordhur dhe altoparlant”. Sigurisht që karakterialisht të dy nuk ka sesi të jenë më ndryshe: ekstroverse, impulsive, empatike ajo. Introvers, i akullt dhe anafektiv (të paktën në publik) ai. Në shtojcë, një arsenal retorik dhe mimik që më kundërshtues nuk ka sesi të jetë: ekspresive dhe lokaçe në limitin e çarjes së veshëve ajo. Enigmatik, i kontrolluar, i heshtur në kufirin e mutizmit ai. Një rivalitet i caktuar midis kancelarisë dhe ministrisë së Jashtme ka ekzistuar gjithmonë dhe është fiziologjik, por çka po ndodh tani në Berlin rrezikon të hyjë në patologjike. Tensione, edhe të forta, ka pasur midis Gerhard Schröder dje Joschka Fischer, sidomos pas sulmit ndaj Kullave Binjake në New York, mbi ndërhyrjen në Afghanistan dhe luftën në Irak. Por edhe midis Helmut Kohl dhe Hans Dietrich Genscher, sidomos në procesuin e unifikimit. Ama nëse Kohl ishte një monument, ministri i Jashtëm i tij nuk ishte më pak: 18 vjet në detyrë, dekan i Europës, Lufta e Ftohtë, negociata e Helsinkit dhe OSBE mbi të Drejtat e Njeriut në Europën Lindore, unifikimin gjerman, Genscher ishte një lloj Kissinger europian, një autoritet i pashoq. Por ishte Genscher që ndonjë mospërputhje me kancelarin mund t’ia lejonte vetes.

Në rastin e Baerbock dhe të Scholz, yjet në fushë duhet akoma të fitohen. Jemi vetëm në përplasjet mbi përmbajtjen, mbi Ukrainën dhe Kinën distancat më të mëdha, por shpesh bëhet fjalë vetëm për cimbisje, gërricje dhe përplasje diplomatike. Më shumë se një distancë në meritë, midis të dyve duket se mbretëron një papajtueshmëri karakteriale totale. Në thelb, falë pushteteve të dhëna kreut të qeverisë nga kushtetuta (Neni 65) me parimin e “Richtlinienkompetenz” (pushtetit të adresës politike), kancelari ka gjithmonë fjalën e fundit dhe mund t’ua mbyllë gojën ministrave të tij. Është një pushtet mbizotërues, i quajtur edhe “parimi i kancelarit”, që nuk është thuajse përdorur kurrë në Gjermani pasi mjafton të dihet se ekziston dhe mund të invokohet. Veç të tjerash, sipas kancelarit të drejtohej pas Adenauerit në 1957 mbi një reformë të pensioneve, Scholz e ka përdorur më 17 tetorin e kaluar, në kulmin e impasit mbi centralet bërthamore për të ndaluar stopin e furnizimeve me gaz rus, duke i urdhëruar ministrat kompetentë të prgatisin bocën e një plani për ta zgjatur më tej mbylljen e parashikuar (31 dhjetor 2022) të funksionimit të 3 centraleve të fundit aktive në Gjermani. Me ministren e Jashtme, Scholz nuk është detyruar asnjëherë akoma ta përdorë pushtetin e tij të adresës, por episodet e fërkimeve gëlojnë dhe deri më tani, kancelari ka mohuar gjithmonë. Terreni më i ndezur i përplasjes ka qenë furtuna e furnizimeve ushtarake për Ukrainën, sidomos së fundi mbi tanket Leopard 2. Scholz lëkundej, qeveria semafor ishte e përçarë me të Gjelbërit, Baerbock në krye. Liberalët dhe opozita e CDU që i shtynte të gjithë për ta pajisur Kievin me panzerët e dëshiruar, deri sa në fund pastaj, paralelisht me Joe Biden dhe furnizimet me tanket amerikane Abrams, kancelari ka autorizuar dërgimin e 14 Leopard 2. (Ndërkohë ministri i ri i Mbrojtjes Boris Pistorius, krejt e kundërta e të dorëhequrës Christine Lambrecht, është shumë i vendosur dhe ka njoftuar furnizimin me 4 Leopard 2 të tjerë).

Prapa kuintave dhe përpara akoma me një gafë institucionale në mesin e intervistës, Baerbock ka bërë zhurmë me furnizimet në dialog të ngushtë me sekretari amerikan të Shtetit Anthony Blinken, me të cilin kuptohet mirë dhe që në “Time Magazine” e ka quajtur një partnere “që di të bashkojë pa mëdyshje vijueshmërie parime dhe pragmatizëm”. Në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në shtatorin e 2022, ministrja kishte hedhur dorezën duke e kërcënuar kancelarin të vendoste mbi panzerët: një sfidë dhe një fyerje për Scholz, që sipas një rindërtimi të “Die Zeit”, e thërriste në kancelari për një takim në katër sy duke e ftuar që të mbyllte gojën për panzerët. Për pak gojën ajo e ka mbajtur të mbyllur, por duke u përpjekur ta bindë Uashingtonin të përshpejtojë me furnizimet e tij me shpresën që të ushtrojë kështu presion ndaj Scholz. Në janar gafë e re në një intervistë tjetër: kësaj radhe në televizionin francez me rastin e 60 vjetorit të Traktatit të Elizeut: duke ju përgjigjur një pyetjeje, Berlini do t’i jepte ok Polonisë për ta furnizuar Ukrainën me pjesë të Lepoard të saj (duke qenë prodhim gjerman për t’u eksportuar është i nevojshëm ok i Gjermanisë).

Një lpvizje e parakohshme duke qenë se Polonia nuk i kishte bërë asnjë kërkesë dhe e prirur që ta nyiste si qeverinë polake, ashtu edhe kancelarin: Scholz nuk e pëlqeu intervistën. Kancelarisë i digjet hunda prej të shtënave të ministres dhe dokumenteve të ministrisë së saj që shpesh likuidohen si “unterkomplex”, semplicistë: vlerësim pas të cilit “Der Spiegel” nuhat stilin e Scholz, që shfryn kundër atyre që i kualifikon si “luftarakë”. Qysh nga ardhja e saj tek e Jashtmja, Baerbock ka njoftuar se dëshiron të ndjekë një “politikë të jashtme feministe të mbështetur mbi vlerat”. Kështu është shpjeguar saktësisht në një dokument 80 faqesh të paraqitur shtypit më 1 mars. Shtytja mbi barazinë e gjinisë, burrë – grua, por edhe të pakicave të tjera, të stimulojë emërimet dhe promovimet e grave në diplomaci, krijimin nga vera e një “ambasadoreje për politikën feministe” dhe caktimin e 90% të fondeve të destinuara në projekte me fokusin tek gratë. Kuptohet kështi se disa dosje që i janë veçanërisht për zemër si Irani, me protestën e grave dhe represionet brutale të regjimit, dhe Kinës, ku Baerbock ka prodhuar një gafë të radhës. Për çudi, teksa gjendej në vizitë në Yzbekistan, ministrja ka dhënë më 2 nëntor shfryrjes së saj për vizitën që Scholz do të bënte të nesërmen në Kinë.

Sipas gjykimit të saj, vizitë joportune pak ditë pasi kongresi faraonik i Partisë Komuniste Kineze ku Xi Jinping ishte celebruar si perandor. Kancelari duhej t’i transmetonte Pekinit mesazhe të zakonshmet të qeverisë federale, paralajmëronte duke i dhënë udhëzime kancelarit për udhëtimin në Kinë: një përplasje padëgjuar. Që nuk i ka pëlqyer të interesuarit. Ama nuk mjafton. Sidomos kur flitet në erë dhe pa rrjetin e shpëtimit të shënimeve për sytë (e pamendueshme për Scholz), ministrja është një minë me sahat. Si kohët e fundit në një debat 1 orësh, në anglisht, në Parlamentin Europian. Një pyetje kritike e një britaniku për Ukrainën, Baerbock përgjigjet: “Ne bëjmë një luftë kundër Rusisë, jo midis nesh”. Saktësisht ajo që Scholz vuan prej një viti ta shmangë, duke nënvizuar se Gjermania nuk është pjesë e konfliktit. I ka takuar më pas stafit të tij ta retifikojë gafën e ministres. Reagimi i Scholz ndaj kujt i bënte interpelancë lidhur me këtë ka qenë një heshtje varri e shoqëruar me një shikim fiks në boshllëk që ishte për “no comment”. Strategjia e ministres mbi Kinën është strategji vendosmërie: për Scholz në fakt nuk ka kuptim t’i drejtohet gishti kundër Pekinit, qasja e tij është pragmatiste, jo idealiste, i mjafton ta rrisë distancën nga Kina dhe t’i reduktojë varësinë. Kancelari kuptohet shumë më mirë me të gjelbërin Habeck me të cilin konfrotohet shpesh. Kurse me Baerbock kufizohet me të nevojshmen dhe kur mundet i thotë se kush komandon: ashtu si të gjithë të mëdhenjtë e planetit, Gjermania ka nevojë për një “strategji sigurie”, i takonte ministrisë së Jashtme të përgatiste një dokument dhe Baerbock llogariste të bënte një figurë të madhe duke u paraqitur në Konfrencën e Mynihut mbi Sigurinë, por kancelaria e ka bllokuar. Për xhelozi sipas të Gjelbërve, për arësye të përmbajtjes sipas enturazhit të Scholz. Kontradiktor pastaj ku institucioni i ri duhet të alokohet, në ministrinë e Jashtme apo në kancelari? Të dyja palët e reklamojnë.

Midis një lëkure bananeje dhe tjetre, nuk numërohen shigjetat dhe strekëmbëshat e Baerbock për kancelarin. E ftuar nderi në një festë popullore karnavali, ku të vlerësuarit mund të lirohen në batuta pa problem, Baerbock ka debutuar duke thënë se kishte menduar të shkonte e maskuar si leopard, por që e ka lënë sepse “isha e preokupuar që kancelaria nuk do të më jepte për javë autorizimin e udhëtimeve”. Apo zakoni në marrjen e vendimeve përpara iterit të rregullt dhe burokracisë. Siç gjatë një vizite të saj në varrezën e viktimave të revoltës së getos të Varshavls gjatë pushtimit nazist: mësohet se mungojnë 200000 euro për të ngritur një ekspozitë të re permanente mbi masakrën. Pa u menduar dy herë, Baerbock siguron se do ta ngarkojë qeverinë gjermane dhe ua njofton edhe gazetarëve me paqen e mirë të procedurave në atdhe. Scholz një vendim impulsi kështu nuk do ta kishte marrë kurrë, kancleari ka nevojë për një rol, për rregulla të cilave t’u përmbahet, siç e ka demonstruar gjatë një vizite të fundit në Brazil. Në një konferencë për shtyp me Lula da Silva, presidenti brazilian kishte propozuar që hiqej dorë nga deklarimet e zakonshme fillestare dhe t’u përgjigjej direkt pyetjeve të gazetarëve. Scholz hungërin me dinakëri dhe pastaj fillon të luajë diskutimin e tij të parapërgatitur. Për Scholz vlen substanca, jo dukja, dhe edhe veshja e tij më shumë sesa reflekton një stil, duket si një uniformë: xhaketë me pantallona, këmishë dhe kollare, amin. Kurse Baerbock nuk i lë asgjë rastësisë.

Sipas “Der Spiegel”, nuk e bën asnjë hap pa trukuesen e saj Claude Frommen, që e ka falenderuar në publik për pamjen dhe fotot e saj. Kontrolli i imazhit është absolut dhe rrezikon ai që tenton ta fotografojë befasisht. Rroba gjithmonë në ton me rrethanën, fotografi asnjëherë të vjedhura. Qoftë në tuta mimetike, fund apo pantallona, kostum i errët, lejla apo i bardhë, me këpucë me taka, atlete, balerina apo zbathur në shkretërirë, Baerbock i mbahet shumë pamjes së saj dhe efektit mbi konsensusin. Një fotograf në ndjekje që në qershor, në një kalim nate nga Qipro në Pakistan, donte ta kapte pa truk dhe me xhinse, është ndaluar menjëherë nga një zëdhënës. Sipas “Bild”, Baerbock është në vendin e tretë të simpative përpara Scholz në të nëntin, ndërsa për ZDF në të katërtin prapa ministrit të Ekonomisë Robert Habeck dhe kancelarit Scholz: në të dyja në vendin e parë është ministri i ri i Mbrojtjes Pistorius.

Por cili është posti i lojës? Cili është qëllimi i dytë i ministres së gjelbër në synimin e kapjes së kancelarit SPD? Baerbock ka një axhendë shumë të qartë përveç asaj të diplomates: legjislativet e 2025. Ish bashkëpresidentja e të Gjelbërve, të cilës ish bashkëpresidenti tjetër Habeck ia kishte lënë hapin për kandidaturën në kancelari në 2021, nuk e ka përtypur humbjen, për më tepër në pjesën më të madhe e krijuar nga duart e saj. E filluar me një exploit të madh, Baerbock ka rënë më pas në fushatën elektorale pas një serie incidentesh që ia korruptonin besueshmërinë (një kurrikulum copë copë, një libër i bërë copy paste, çmime ekonomike të blera dhe të denoncuara me vonesë, figura të këqija në mitingje të ndryshme). Në kutitë e votimit shpartallohej dhe reagimi në parti dhe i vetë të direkt të interesuarit ka qenë: e pate shansin  tënd, i radhës është i Habeck. Por ajo nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë nga ëndërra e kancelarisë. Për këtë ka nevojë për shikueshmëri dhe sidomos për popullaritet, jashtë dhe brenda partisë: faktikisht do të jetë kongresi i të Gjelbërve ai që do të vendosë për kandidaturën e saj për kancelarinë në 2025 dhe duke ngritur zërin mbi të gjitha temat parësore të Grünen – përfshirje, gender, feminizëm, të drejta njeriu dhe luftë kundër autokracive – Annalena shpreson që të mund t’ia dalë.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të …

Leave a Reply