Këlliçi: “Liqeni i Thatë” pa kopshte, çerdhe e shkolla. Familjarët udhëtojnë deri në 30 minuta në këmbë

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi takoi në zonën e “Liqenit tëThatë” një çift të ri të cilët kanë dy fëmijë të vegjël, 5 dhe 2 vjeç e gjysëm.

Ata shprehën shqetësimin se mungesa e çerdheve dhe kopshteve në këtë zonë i detyron ata të marrin automjetin dhe të udhëtojnë për rreth 50 minuta për në kopshtin dhe çerdhen më të afërt.

“Është një problem shumë i madh pjesa e mospasjes së çerdheve për fëmijët, kopshtet, shkollat. Trafiku është një tmerr, një kaos total. Kam dy fëmijë, një vajzë 5 vjeçe që shkon në kopësht dhe një djalë dy vjeç e gjysëm që shkon në çerdhe. Po të ikësh me makinë shkon 50 minuta, po të shkosh në këmbë, është gjysëm ore. Para se të vinim tek “Liqeni i Thatë” banonim tek zona e “Kristalit” edhe atje ka mungesë shkollash, kopshtesh dhe çerdhesh”, tha kryefamiljari.

Gjatë bisedës Këlliçi vuri në dukje se Veliaj ka mbledhur mbi 41 milionë euro taksa për arsimin të cilat do kishin mjaftuar për ta ndërtuar një shkollë të re në këtë zonë të Tiranës.

“Kryetari i Bashkisë nuk e ka fokusin që të zgjidhë problemet e qytetarëve. Duhet të punojë Bashkia për qytetarët dhe jo anasjelltas. Pa dyshim prioritet i imi do të jetë ndërtimi i një çerdheje, i një kopshti dhe i një shkolle, sepse është minimumi që duhet t’i ofrojmë banorëve për të pasur kushte më të denja dhe normale”, tha Këlliçi.

Në një postim në Face Book Belind Këlliçi theksoi se “Janë mijëra familje të cilat nuk kanë një çerdhe, kopësht apo shkollë për fëmijët në lagjen ku jetojnë. Harxhojnë orë të tëra çdo ditë për të çuar e marrë fëmijët në shkolla që janë kilometra larg.

Kryebashkiaku e ka braktisur Tiranën dhe nuk pyet për këto halle të përditshme të qytetarëve. Ai ka mbledhur mbi 41 milionë euro taksa për arsimin të cilat do kishin mjaftuar për ta ndërtuar një shkollë të re në këtë zonë të Tiranës.

Unë propozoj për të ardhmen një model krejt ndryshe të qeverisjes që i dëgjon qytetarët. Një qeverisje që përpiqet të krijojë kushte të denja jete duke ndërtuar çerdhe, kopshte e shkolla të reja atje ku ata kanë nevojë. Ju ftoj të jepni komentet tuaja për këtë problem që prek shumë lagje të Tiranës!”, theksoi kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi.

 

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply