Këlliçi: Tiranës i duhet një administrator që zgjidh problemet

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, duke ecur lirisht rrugëve të Tiranës, ka mundësinë që të dëgjojë e të prekë problemet reale të bashkëqytetarëve të tij, një mundësi që nuk ia ka dhënë kurrë vetes tërë këto vite, kryebashkiaku Erion Veliaj. Këlliçi ishte në zonën e Don Boskos.

“Juve nuk ju duhet një kryebashkiak që e vret kohën nëpër emisione televizive, një që kënaqet me jehonën e zërit të tij,” gjykon Këlliçi.

“Bashkisë i duhet një administrator për t’i dhënë zgjidhje problemeve të përditshme të Tiranës, e jo një fotomodel që kuron imazhin e tij. Kam zgjedhur të flas me ju nga afër, sepse jam i bindur se kjo është e vetmja mënyrë për t’ju dëgjuar dhe përballur me kritikat tuaja”, shkruan deputeti demokrat.

About Redaksia

Check Also

Masakra me votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara nga 2896 zarfe në total

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu përmes një postimi në “Facebook” ka denoncuar një tjetër …

Leave a Reply