Berisha: A është Dumrea, Elbasani, Shqipëria për t’u braktisur? Kurrë! Kjo qeveri duhet të largohet

Kryetari i PD, Sali Berisha ju drejtua demokratëve të Belshit, a është Dumrea, Elbasani, Shqipëria për t’u braktisur? Kurrë. Kjo qeveri duhet të ndryshojë, po zbaton politika armiqësore ndaj shqiptarëve.
“Por çfarë do të thotë kjo nëse ne nuk betohemi, nuk vendosim të ndryshojmë me shpejtësi këtë situatë. Kjo do të thotë se 8 vite të tjera, ata 1 mln që janë larguar, do të heqin më së paku, edhe 1 mln të tjerë. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se në 16 vite nuk dihet se kush do të mbetet në këtë vend.
A është Dumrea një vend për tu braktisur, një bukuri mahnitëse natyrore, një tokë e begatë sa më nuk bëhet, njerëz punëtorë, të ndershëm dhe të sakrificës. A është Elbasani, Shqipëria për tu braktisur, kurrën e kurrës.
Por çfarë po ndodh? Pse po ikin, pse po braktisin. Po e braktisin se kjo qeveri që ne duhet ta ndryshojmë sa më shpejt po zbaton politika armiqësore ndaj shqiptarëve. Ju jeni fermerë, por unë po ju jap vetëm një shembull. Nuk ka vend në botë që të vendosë TVSH-në 20% për shitjen dhe zero për blerjen e produkteve. A e dini se çdo të thotë kjo? Do të thotë se çdo prodhues në Shqipëri të preferojë prodhimet e importit dhe jo tuajat.
A e dini se çdo të thotë kjo? Ky është sistem fiskal armiqësor ndaj jush, armiqësor dhe ëhstë në kundërshtimin e ligjit. Sepse ligji thotë 20% në blerje dhe 20% në shitje. Ligji nuk është kurrë në atë frymë. Dhe këta çfarë bëjnë, nuk shohin asgjë, përveç interesave dhe pasurimit të tyre dhe një grupi oligarkësh.
Unë kurrë nuk kam qenë dhe nuk do të jem kundër të pasurve, por kurrë nuk do ti mbështes ata në kurriz të qytetarëve. Jo, ta harrojë kush.
Unë jam i detyruar në moral dhe në ligj që të mbroj interesat e qytetarëve, kurse ai mbron interesat e oligarkëve. Ata kanë më leverdi sot të punojnë me importe nga Serbia se sa me prodhimet e Dumresë. Sepse prodhimet i merr me zero TVSH në blerje dhe 20% në shitje.
Sa janë subvencionet? Subvencionet në Shqipëri janë 5-8 herë më të ulëta se në Maqedoni, Kosovë, Bosnje. Nuk po shkoj në Europë, nuk po ndalem këtu me vendet e BE-së, jo, por po ndalem me vendet e Rajonit.
Pse po ndalem me këto vende. Sepse në vitin 2013 ne arritëm të kemi rroga më të larta se vendet e rajonit. Në vitin 2013 ne arritëm të kemi pensionet më të larta se vendet e rajonit. Në vitin 2013 ne u bëmë eksportues qumështi. Nga njerëzit që rrinin me orë të tëra për një shishe qumësht tek dyqani, u bëmë në një prodhues shumë të mirë në rajon i qumështit dhe eksportonim në disa vende.
Në vitin 2013 u bëmë eksportues i rëndësishëm i vezëve. Nuk po them për zarzavatet, frutat e etj. Pra bujqësia shqiptare po ngjitej dhe përsëri ajo nuk kishte mbështetjen e merituar. Kishte mbështetje, por jo atë që meritonte. Dhe ajo që meritonte nuk bëhej dot sepse, Dumreja dhe e gjithë Shqipëria rurale në vitet 2005-2013 ka marrë investime në infrastrukturë, rrugë, kanalizime, rrugë të dyta të treta më shumë se kurrë në histori. Janë bërë 3.2 miliardë euro investime. Duheshin edhe të paktën 2 mld euro për të përfunduar tërësisht infrastrukturën rurale. Duhej që fermeri aty ku jetonte duhej të kishte infrastrukturë të njëjtë me një lagje qyteti. Atëherë ai do të mendonte të ndërtonte jetën, shkollonte fëmijët, kur të kishte të njëjtën shkollë me qytetin, të kishte shërbimin shëndetësor etj., me radhë.
Kjo qe arsyeja që subvencionet prekën 45 mijë fermerë në një kohë kur nevojat ishin më të mëdha. Por ju garantoj se subvencionet tona për bujqësinë do të subvenciojnë çdo prodhim bujqësor. Do të subvencionohet me çmimin bazë, çdo dëmtim natyror i prodhimeve bujqësore. Pa diskutim”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kreu i IKMT Durrës me bandat e Bashkisë po ju rrëmbejnë pronat aktivistëve të PD për të bërë ndërtime pa leje

Deklarata e koordinatorit rajonal për Tiranën të PD, Klevis Balliu: Bandat e Bashkisë Durrës pa …

Leave a Reply