Berisha nga Belshi: Mbështetja juaj për Bedri Qypin do të jetë votë për ndryshimin e madh

Kryetari i PD, Sali Berisha ishte sot pasdite në Belsh për të prezantuar kandidatin e PD për kryetar Bashkie, Bedri Qypi. Berisha tha gjatë fjalës së tij se, vota, besimi, mbështetja juaj për Bedri Qypin do të jetë votë për ndryshimin e madh që ju meritoni.

“Të dashur, demokrate e demokratë, banorë të bashkisë së Belshit, vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj!

Së pari përshëndetjen më të përzemërt, mirënjohjen më të thellë ndaj jush, ndaj të gjitha banorëve të Dumresë kudo që janë sot, në këtë rreth, bashki, Shqipëri, emigracion.

Mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj, për këtë pritje të zjarrtë.

I dashur kryetar i PD-së, Dritan Cani, i dashur kandidat për kryetar bashkie në Blesh, Bedri Qypi.

Të dashur miq!

Vij sot tek ju për të kërkuar mbështetjen tuaj, përkushtimin, sakrificën tuaj që në datën 14 maj ju të gjithë qytetarët, mbarë banorëte Dumresë të firmosni me votën tuaj, për kryetar bashkie, për qytetar të parë të Dumresë, të Belshit, mikun tuaj, qytetarin e nderuar tuajin, z. Bedri Qypi.

Ju garantoj se, vota, besimi, mbështetja juaj për Bedriun do të jetë votë për ndryshimin e madh që ju meritoni, do të jetë shndërrimi i Bashkisë së Belshit në shtëpinë e vërtetë të parë tuajën. Do të jetë vendosja si qytetar të parë njërin prej qytetarëve më të vitytshëm në punëtorë më të ndershëm, njeriun që ju përfaqëson më mirë ju dhe banorët e kësaj bashkie.

Belshi, Elbasani, Shqipëria kanë sot nevojë jetike kanë sot ndryshimin, nevojë jetike aq sa ka zogu ajrin për të fluturuar. Kanë sot nevojë jetike ndryshimin në mënyrë që djem dhe vajzat, burrat dhe gratë e Belshit ti gjinden, ti japin një krah, mbështetje, vendit, bashkisë së tyre, ti japin një mbështetje Shqipërisë e cila po rrokulliset sot me shpejtësi marramendëse. Ti japin një mbështetje Belshit, Elbasanit dhe Shqipërisë, sepse ata po boshatisen si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre.

Të dashur miq, kudo që shkoj 30-40% e familjarëve, farefisit, kushërinjve, miqve të familjeve të demokratëve, socialistëve dhe paparti janë larguar nga Shqipëria. Na mungojnë, nuk i kemi dhe këtu jemi para një momenti të jashtëzakonshëm. Do të ju them vetëm një moment, në 8 vite janë larguar vetëm në hapësirën Shengen 937 mijë shqiptarë, nga të cilët 80% nën 30 vjecc. Këtu nuk përfshihen ata që janë larguar në SHBA, Kanada dhe vende të tjera. Në 8 vite nga Shqipëria janë larguar një milion”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply