Berisha: Na duhet ndryshimi që të rikthehemi në rrugën që duhet të ecim si vend normal, si fqinjët tanë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Belshi se, na duhet ndryshimi që të rikthehemi në rrugën që duhet të ecim si vend normal si fqinjët tanë. Ai tha se, ndaj dhe ne na duhet ndryshimi në mënyrë që të rikthehemi në rrugën që duhet të ecim si vend normal.
“Ju siguroj se do garantohen shërbime qoftë të orientimit të tregut, do garantohet ekstensioni falas, do kontrollohen të gjitha imputet për cilësinë e tyre. Shërbimi i ekstensionit nuk ekziston, në një kohë kur fqinji ynë që kemi këtu në jug, detyron çdo agronom të ketë regjistrin e fermerëve që mbikëqyr. Të certefikojë me firmë, prodhimet e tij.
Ndaj dhe në këtë mënyrë nuk merren mediat, ky injektoi këtë e ai injektoi atë. Jo jo, kontrollë, ndihmë mbështetje nga shërbimi i ekstensionit. Sepse të shkelmosh mbi prodhimin tuaj, mbi mundin, djersën tuaj, e thotë populli, të vret zoti me një akt të tillë, se askush atë prodhim nuk e nxjerr me më shumë mund e djersë sa fermeri. Ndaj dhe ne na duhet ndryshimi në mënyrë që të rikthehemi në rrugën që duhet të ecim si vend normal. Të rikthehemi në rrugën që ecin vendet fqinj.
Maqedonia jep subvencion për çdo fermer, 230 euro. Kosova në rastin e luftës dha 400 euro për hektarë gruri. S’do mend ajo. Taksat mblidhen për të shpërblyer qytetarë me rroga, për t’u garantuar shërbimin, për të mbështetur ekonominë e tyre për të nxitur zhvillimin.
Ku shkojnë sot taksat, ku shkojnë?
Ju dëgjoni shpesh se korrupsion kishte dhe korrupsion ka. Ka pasur korrupsion dhe askush në botë korrupsionin gjer tash nuk e ka zeruar, por çdo qeveri e cila përpiqet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të zbatojë ligjin, luftën kundër korrupsionit e ka përparësi absolute.
Tani dua të bëjmë bashkë një hesap, llogari. Në vitet 2005-2013, çdo vit të ardhurat që mblidheshin me taksa po thuajse 2 herë më të ulëta se këto që janë sot, plus borxhi që mirrej u përdor për tyë dyfishuar rrogat, pensionet, për subvencione në bujqësi, u përdorën për të pothuaj trefishuar rrënjët e ullinjve në këtë vend, u përdorën për të ndërtuar në Dumre dhe mbarë Shqipërinë 11 mijë km rrugë. U përdor për të ndërtuar mbi 700 sisteme kanalizime dhe ujësjellësash në fshatrat e vendit, për ta sjellë Shqipërinë në moshën dixhitale, që fëmijë tanë të shkojnë në shkollë të kenë kompjuter, kabinet informatike, që kompjuteri të mos jetë një mollë e ndaluar për ta.
Pra këto ishin disa nga destinacionet. Borxhi sa u rrit? Ishte me qeverinë socialiste para nesh 58.2 %, u rrit në 62.6 %, u rrit 4.4 %. Tani jemi këtu më thoni pak, borxhi u rrit në 107 %, borxhi u rrit në këto 9 vite me 43% krahasuar me 4%. Cilat rroga u rritën, cilat pensione u rritën, cila vepër e madhe u ndërtua”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …

Leave a Reply