Falimenton banka më e madhe e dhënies së kredive në SHBA

Dhënësi më i madh i kredive për kompanitë e mëdha të tekonologjisë së lartë në SHBA ka falimentuar. Bëhet fjalë për rënien e Bankës Silikon Valley me seli në Kaliforni, e cila ka shkaktuar shqetësime të forta në vend.

Agjencia qeveritare amerikane për sigurimin e depozitave vendosi mbylljen e bankës dhe marrjen nën administrim të të gjitha aseteve të saj. Vendimi u mor pasi banka nxorri në shitje mesjavën e kaluar, aksione me çmime shumë të ulëta. Qëllimi ishte të grumbullonte mbi 2 miliardë Dollarë fonde dhe të rriste vlerën e aksioneve që muajt e fundit kishin pësuar rënie kolosale, duke krijuar panik tek klientët që ishin dyndur të tërhiqnin depozitat.

Analistët thonë se kjo është një prej dështimeve më të mëdha të një banke që prej krizës së vitit 2008, ndërsa probleme ka shfaqur edhe dega e kësaj banke në Britaninë e Madhe.

Megjithatë, mundësitë janë shumë të pakta që falimentimi i kësaj banke të jetë shkëndija e një krize të re bankare si ajo e 15 viteve më parë.

Garancinë e dha këtë të hënë presidenit Xho Bajden, i cili iu drejtua kombit për me mesazhin se sistemi bankar është i sigurt pas rënies së Silikon Valley-t. Depozitat e klientëve do të mbrohen dhe ata do të kenë akses në paratë e tyre që sot, përfshi edhe bizneset e vogla.

Silikon Valley është bankë e nivelit të dytë dhe shteti garanton depozitat falë edhe masave më të forta që aplikohen që pas krizës së bankave të mëdha në 2008.

About Redaksia

Check Also

Emigracioni “përpin” meshkujt në Shqipëri

Popullsia e Shqipërisë ka nisur të përshpejtojë ritmet e rënies vitet e fundit, por meshkujt …

Leave a Reply