Dita e Verës/ Këlliçi: Shijojeni këtë ditë të bukur tradite! Tiranën e bëni të bukur ju!

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka uruar sot qytetarët me rastin e Ditës së Verës dhe i ka këshilluar që ta shijojnë këtë ditë të bukur tradite dhe të shikojnë përpara.

Në foton me ekipin e të rinjve që mbështesin fushatën e tij, Këlliçi shkruan:

“Shijojeni këtë ditë të bukur tradite! Përditshmëria ka strese, dëgjojmë lajme negative, prandaj stakojeni mendjen për çka kaloi dhe të shikojmë përpara.  Tiranën e bëni të bukur ju. I jepni jetë me familjet tuaja. I jepni zhvillim kudo ku investoni kursimet tuaja. Gëzuar miq dhe shëndeverë sot e tutje”!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply