Silvi Bardhi: Bashkia e Tiranës është kthyer armikja më e madhe e qytetarëve

Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, shprehu bindjen e plotë sot se janë të gjitha premisat që kryebashkiaku socialist Erion Veliaj të humbë mandatin në zgjedhjet vendore të 14 majit. E ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, znj. Bardhi e argumentoi mendimin e saj.

“Mendoj se premisat që Veliaj të humbë këto zgjedhje janë të shumta pasi komuniteti i kryeqytetit e ka rritur shumë vetëdijen për pasojat gati te pariparueshme që ka shkaktuar Veliaj në mandatin e vet. Ai mendon se Tirana mbahet e mpirë me propagandë me fishekzjarrë me spektakle me parada lulesh dhe kokoshkash, me maratona vrapi gara biçikletash. “Lali” harron se këto janë vetëm disa çaste të mpirjes së trurit që njerëzit I largohen pak orë halleve, por jeta e përditshme është kthyer stres i vazhdueshëm dhe me shumë problematika.

Bashkia është kthyer armikja me e madhe e qytetareve, – theksoi zëdhënësja e fushatës, –  duke filluar që nga gjobat e makinave, dhuna e Policisë bashkiake, taksat që janë rritur shumë, rrugët që janë kthyer të pakalueshme si nga këmbësorët, makinat dhe biçikletat, mungesa e theksuar e gjelbërimit, e ndriçimit nëpër pallate, mungesa e hapësirave publike.

E keni vënë re nëpër lagje që kanë filluar të duken punonjëset e komunales?! Pra ky kryebashkiak që kujtohet për qytetin vetëm sa herë afrohet fushata. Është më tepër se fyerje e inteligjencës dhe e ndërgjegjes qytetare.

Tirana nuk fiton, Tirana nuk punon, nuk jeton, por rënkon sepse Tirana nuk është Blloku, as arena, as Pazari i ri, as Liqeni i thatë, por është shumë më tepër dhe shumë me halle. Më pëlqeu konstatimi i pedagog Ervin Gocit i cili theksoi se shkollat janë kthyer si qendra tregtare me atë arkitekture. Gjimnazeve dhe shkollave të rikonstruktuara u ka humbur energjia rinore, nuk kanë oborre të bukura, pemë sepse territoret e tyre kafshohen nga ndërtimet që u ndërtohen ngjitur me leje abuzive ndërtimi”, u shpreh Silvi Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply